Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 580 articles
Browse latest View live

MEHILL VELAJ: JU TREGOJ SI U BË ME SHTËPI TË RE FAMILJA E POETIT TË NDJERË, TAHIR DESKU

$
0
0

Një shembull që ia vlen të publikohet: Shkrimtari Mhill Velaj në SHBA, mblodhi kontribute në Kosovë dhe Amerikë dhe gëzoi me shtëpi të re familjen e poetit të ndjerë, Tahir Desku në Prishtinë. A mund të ndihmohen edhe familje të tjera të varfëra? Çoni ndërmend shënjtëreshën me gjak shqiptar, Nënë Terezën, që nuk u tërhoq kurrë nga ushtria e madhe e të varfërve dhe e të sëmurëve. Deklarata e saj: “Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një”, duhet të na e nxisë kurajon dhe vendosmërinë…/

DIELLI/

 Me iniciativën  e aktivistit të komunitetit shqiptaro –amerikan, shkrimtari , poeti dhe publicisti  Mëhill Velaj, ndërmori një aksion për blerjen e një banese në Prishtinë për familen e shkrimtarit të njohur, bohemit,Tahir Desku, ish kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i disa librave, gazetar i disa gazetave të kohës, kontribues në gazetat “Dielli” e ”Illyria” ne SHBA, ka ushtruar shume funksione te ndryshme në institucione kulturore të Kosovës. Poeti Desku jetoi disa vite në SHBA.U kthye në atdhe për t’u  bërë pjesëtar i UÇK, reporter në vijë të parë të luftës. Në atdhe e gjeti vdekja në një aksident automobilistik.

Familja gjashtë anëtarëshe e Tahir Deskut ka pasur nevojë për një strehë banimi dhe kjo u arrit në sajë të angazhimit të zotit Mhill Velaj dhe Shqiptarëve të Amerikës dhe Kosovës që familja Desku sot të gëzojnë një banesë 60 metra katrore në zemër të Prishtinës.  Shumë nga ata që e dëgjuan Mhill Velaj të endej nëpër komunitet duke u mbushur mendjen bashkadhetarëve se kjo nismë mund të realizohej, patën shprehur mosbesim se mund t’ia arrinte, por z. Velaj me qetësinë dhe vendosmërinë e tij arriti që t’i bindë se kjo ishte e mundshme. Ai u tregoi bashkadhetarëve faktin se kjo familje jetonte skajshmërisht keq dhe ishte e pa strehë.Si mund të lihej në atë gjendje familja e poetit që sakrifikuar gjatë Luftës?

Velaj nuk e akuzon askënd, as shokët e luftës as Shtetin e Kosovës se sic thotë ai janë të varfër për momentin.Mblodhi si bleta nektarin familje në familje dhe ia doli që të grumbullojë shumën e nevojshme për  blerjen e një banese në Prishtinë, gjë që e gëzoje shumë familjen e të ndjerit Tahir Deskut. Shtëpia u ble në një zonë të mirë, në qendër të Prishtinës.Velaj i falenderon të gjithë ata që kontribuan me shuma të mëdha e shuma të vogla parash.Me rëndësi eshte fakti se u arrit qëllimi i caktuar.Pa bërë shumë zhurmë e bujë, me durim dhe ashtu heshturazi Velaj trokiti në zemrat e bashkatdhetarëve dhe ia arriti qëllimit.Edhe kur e kundërshtonin qëllimin e tij ai nuk ndalej, por vazhdonte trokiste tek të tjerët. Sot ndjehet i kënaqur që ka arritur të bëjë dicka për një familje që jetonte në kushte tepër të vështira. Këtu në SHBA ,Velaj falenderon të gjithë ata që kontribuan emër për emër. Një falenderim të vecantë ai ia drejton famullitarit të Kishës Zoja e Shkodres ne NY, Don Pjeter Popaj, i cili bëri të mundur që në Kishën Katolike shqiptare të bëhej një fushatë per t’i ardhur ne dnihme familjes Desku. Velaj falenderon të gjithë personat që e përkrahën. Ai informon gazetën Dielli se një pjesë të mirë të të hollave, gati një të tretën, i mblodhi në Kosovë . Bashkeshortja (e veja) e Tahir Deskut kishte kursyer 8000 Euro dhe u tregua e gatshme që t’ia dorzonte të gjitha z. Velaj, shumë së cilës ai i shtoi ndihmat që mblodhi. Mëhilli tërhoqi në këtë nismë edhe shumë të tjerë, të cilët u bënë pjesë të këtij aksioni humanitar. Në Klinë të  Kosovës ai ngriti një komision, që i dhe ndihmë të konsiderueshme në nismën e e ndërmarrë. Të gjithë i falenderon që iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan dhe nuk kursyen kohën dhe mundin. I falenderon të gjithe ata: Sejdi Raci,Kolë Prenaj,Aziz Desku e Miftar Krasniqi.

E pyetur ne telefon nga gazeta Dielli, zonja Hajrie Desku, se çfarë kishte për të thënë për ata që e bënë me shtëpi të re, ajo u shpreh ; I falenderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion dhe e bënë të lumtur familjen time dhe sot falë Zotit dhe mirësisë të njerëzve me shpirt të mirë, e kemi një banesë në Prishtinë dhe më duket se po m’i lehtëson vuajtjet që kam përjetuar.Mëhill Velaj u gjet tamam si prind në familjen tonë dhe vërtetoi dhe njëherë se Tahir Desku nuk ka vdekur por jeton në zemrat e miqëve e dashamirëve të tij.

Ndërsa vajza e Tahir Deskut, 13 vjeçarja Fitore, u shpreh përmes telefonit: – Nuk gjejë fjalët e duhura për t’iu falenderuar të dashur bashkëkombas,miq të babait tim.Kurrë nuk do t’i harroi shokët e babait,unë sot jam fëmijë i lumtur si shokët e shoqet e mia,kam një kënd në banesë ku mund të fle, të luaj e të mësoj.

Arbëri, djali i vetëm i kësaj familjeje e shprehu mirënjohjen me këto fjalë; Tani  jemi bindur se Zoti vonon po nuk harron, unë ndjehem i qet’, kam mundësi t’i vazhdoj studimet, miqtë e babait nuk do t’i harroj kurrë. Ndërsa, vajzat Ardiana,Valtrina dhe Mërgimja atë ditë kur telefonuam në familjen Desku kishin shkuar për vizitë në banesën e re, u shprehën për Gazetën DIELLI; Nipërit dhe mbesat e Tahirit do ta kenë një mundësi ma shumë për të ardhur në vizitë tek mamaja jonë, që na ka rritur dhe edukuar me shumë vështirësi.Njëherit falenderojmë  me shpirt dhe babaine ndjerë, me të cilin mburremi me veprat e tij.

Një shembull i veçantë ky i Mëhill Velajt, që të fut në mendime për fisnikërinë e e shpirtit njerëzor, që nuk sheh vetëm jetën e vet, të njeriut që mendon për të tjerët që nuk mund ta jetojnë jetën normalisht nga që nuk i kanë kushtet, qoftë ato më elmentaret. Mëhill Velaj duhet ta ndjejë shpirtin ngrohtë për miresinë që bëri sepse i dha mundësi që të jetojë normalisht; gëzoi anëtarët e saj, dhe mori mirënjohjen e dhe ebkimin  e tyre. Po sa familje të tilla ka në Kosovë e Shqipëri, Malësi e Luginë të Preshevës, në Maqedoni, kudo ku jeton gjaku ynë? Sa mirë do të ishte që ashtu si Mëhill Velaj t’ua paksonim pak nga pak vuajtjet! Ne shqiptarët duhet t’u ndihim bashkadhetarëve tane, sidomos atyre të Kosovës sepse ata kaluan një shekull vuajtjesh dhe Lufta për Liri, shumë nga ata ia ka lënë në varfëri. Po ata, të varfërit janë shumë. Do të thotë ndonjë që sheh vetëm hallet e jetën e vet. Po dhe ne jemi shumë këtu në Amerikë apo në Europë, sikur nga pak të dhurojmë, bëjmë mijëra dollarë. Humanizmi ynë duhet të orientohet e frymezohet nga trashëgimia që na la Nëna Jonë Terezë. Gjithë bota I mban në mendje mësimet e Shënjtëreshës sonë, Nënës së Përbotshme, me origjinë e gjak shqiptar. Si? Janë shumë?  Po ju sjell ndër mend Nënën Terezë, kur e pyetën në praninë e qindra e mijëra njerëzve rrugëve të gërbulur e të përfshirë nga sëmundjet e shumta , ajo deklaroi ; Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një.

Andaj dhe ne të gjithë me shembullin e Mëhill Velaj dhe me ndihmën e njerëzve me zemër të madhe t’i shërojmë dhe familjë të tjera që kanë po të njëjtin fat si kjo familje e Bohemit Tahir Desku.(Korresp i  Diellit)

Lista emerore e të gjithë Kontribuesve; Mëhill Velaj i ka ndarë në këtë mënyrë;

 

KONTRIBUT I ARTË;

 

Hajrie Desku,8000 euro

Sylejman Selimi ,2500 euro

Vëllezërit Bytyqi,3000 $

Hajdar Bajraktari,2000 euro

Familja “Pizza”,1500 $

Vezire e Ragip Krasniqi,1100 euro

Sejdi Raci, 1000 euro

Naim e Ardiana Musliu,1000 euro

Bujar Morina”Nora”,1000 euro

Lushe Gjuraj(motra e M.Velaj) 1100$

Burim Krasniqi,1100 $

Zef Balaj,1100 $

TE ARGJENTE;

Gjon Lleshaj, 1000 $

Dode Preçi Curanaj , 1000$

Halit Raci,1000$

Agim e Arianit Krasniqi ,1000$

Rrustem Gecaj,1000$

 

TE BRONZTE

 

“Benita” Kompani ,5oo$

“Ginza” Kline,500 $

Kole Cacaj,500$

Nike (Gjergji)Kalaj,500$

Luigj Shkreli,500$

Vuksan Vuksanaj,500$

Rame Shala,500$

Mark e Mhill Perlleshi,500$

Nikolle Vataj,500$

Hasan Racaj,500$

Nderim Balidemaj,5oo$

Imer Berisha,500$

Cene Krasniqi,500$

Syle Lajçi,500$

Shaqir Gashi,500$

Leon Gjonaj,500$

Xhevdet e Shefqet Ukaj,500$

Mark Gjonaj,500$

Martin Rrasi,500$

Tush Lleshaj,500$

NGA 300$

VESA TRAVEL,300$

Besim Malota,300$

“Agrobutrinti”Kline,300 euro

Islam Raci”Hotel”Ujevara”,300 euro

Gjeto Gjonlekaj,300 $

Leke Gojani,300$

Nga 25o$

Valdet Racaj,250$

Rasim Racaj,250$

Ismer Mjeku,250$

Muhamet Dautaj,250$

Nga 200$

Paloke Rudaj,200$

Ndoc Simolacaj,200$

Naim Krasniqi,200$

Vuksan Vataj,200$

Gjergj Dedevukaj,200$

Luan Berisha,200$

Pjeter Gashi,200$

Sinan Tafilaj,Kline,200 Euro

Flamur Mushkolaj,200 $

Pashk Berisha BKB,200$

Sylejman Gashi,Kline,150 euro

 

DHURUES ME NGA 100$,60$,50$,40$,30$ e 20$

 

Leke e Pashko Gojçaj

Zef Selca

Agim Thaqi

Shaqir Krasniqi

Viktor Curanaj

Selim Balidemaj

Hasan Berisha

Beqir Balidemaj

Sinan Kamberaj

Sylejman Gashi

Avdi Gjini

Pal e Margita Ndrecaj

Xheladin Shala

Mikel Mataj

Perparim Krasniqi

Mirvad Musaj

Anton Gjokaj

Fadil Lipaj

Leke e Gjon Duhanaj

Don Anton Kqiraj

Armens Shaba

Sami Gashi

Haxhi Gashi

Janez Krasniqi

Gjergj Karaqi

Mark Shkreli

Prend Ndoja

Fran Shala

Prel Sinishtaj

Zef P.Curanaj

Adnan Memeti

Brahim Desku,  Kline

Baci Petroll,Kline

Bytyqi company,Kline

Avdi Abazi,Kline

Pren Prenaj,Kline

Pren Hicimi,Kline

Fidanishtja “Bytyqi”Kline

Zef Perndoca

Nail Spahiu

Bruno Selimaj

Memet Raci

Driton Gecaj

Selman Ukaj

Nikolle Juncaj

Gjon Sylaj

Preke Curanaj

Valmir Kuqi

Hil Popaj

Filip Uka

Fran Selca

Kristofer ?

Xhevdet Gashi

Halit Gjocaj

Isuf Nezaj

Sami Shaba

Faik Berisha

Anton Ulaj

Pashk Bytyqi

Preke Vataj

Syle Berisha Kline

Gjin Duhanaj,Kline

Gjoke Prenaj,Kline

Dr. Augustin Selmanaj,Kline

Muhamet Desku,Kline

Shefqet A.Desku,Kline

Dalip Greca

Agim Rexhaj

Ramiz Muja

Gjon Buçaj

Arben Berisha

Rame Osmanaj

Nikolle Curanaj

Nikolle Grishaj

Nikolle Gj. Curanaj

Kreshnik Smajlaj

Veton Gojani

Augustin Cutaj

Franush Kciraj

Vasel Shkreli

Gjelosh Vukaj

Rrok T.Selca

Kanto Elezaj

Ilir Shala

Fehmi Gashi

Llesh Smajlaj

Leke Rukaj

Vjeko Cotaj

Gjoke Gojçaj

Tome Gojçaj

Gjoke Selca

 


KUJTESE-ME 4 SHKURT U NDA NGA JETA NE LAS VEGAS POETI AVNI MULAJ

$
0
0

Tre vjet të shkuara, me 4 shkurt 2010, u nda nga jeta në Lasvegas poeti dhe dramaturgu Avni Mulaj. Po e risjellim si homazh kujtese dhe nderimi përcjelljen që i bëri studuesi dhe përkthyesi Pirro Dollani, marrë nga arkivi i gazetës Dielli si dhe cikel poezish te po atij numri!I perjetshëm  kujtimi dhe vepra e poetit!(Dielli)/

 LUM AI PER KUJTIMIN QE LA PAS!

Nga Pirro Dollani/

 Askush nuk do të dëshironte të fliste në një tubim të tillë, askush! Dhe aq më pak kur objekt i kësaj fjale të përmortshme është miku ynë, babai, vëllai, bashkëshorti, njeriu dhe poeti Avni Mulaj! Vdekja është gjithnjë tragjike, madje kur është e parakohshme dhe kur merr njerëz të tillë si Avniu, ajo bëhet edhe më e papërballueshme. Eshtë kjo arsyeja, që pa i mbyllur sytë mirë, disa gazeta, revista këtu në Amerikë dhe Shqipëri filluan të botojnë artikuj mbi vdekjen e tij nën tituj të ndryshëm: Revista online “Bota Sot” me datë 4 shkurt, pikërisht ditën që Avniu u nda prej nesh, njoftoi lajmin nën titullin “Vdes dramaturgu Avni Mulaj.”

Revista “Voice of Albanians –Zëri i Shpiptarëve” po me date 4 Shkurt, botoi shkrimin me titull “Vdiq në Las Vegas “Poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar.”

Revista poetiko-letrare POETEKA, që botohot në Shqipëri, dhe shpërndahet në disa universitete të ndryshme të botës, në numrin e saj që sapo doli, i ka kushtuar 10 faqe krijimtarisë së Avniut me titull:Homazh për Avniun.

Edhe reagimi i miqve dhe i qarqeve letraro-artistike ka qenë i menjëhershëm. Nga shumë miq të mi, që janë njëherazi edhe miq të Avniut, kam marrë me dhjetëra mesazhe, dhe pikërisht pak çaste mbas vdekjes së tij. Më lejoni t’ju citoj disa prej tyre:

Poeti Arjan Leka, njëkohësisht edhe kryeredaktor i revistës POETEKA, më shkruan kështu për të: “Avniu ishte njeriu që kurrë nuk deshi të binte në sy!”

Shkrimtari Viktor Canosinaj: “Mbaj mend që më ka lexuar vëllimin e parë me poezi dhe ishte njeri tepër pozitiv. Pikërisht këta njerëz Zoti nuk i lë të jetojnë gjatë. Mister.”

Poeti Rudolf Marku shkruan kështu: “Lajmi për Avniun është tronditës. Një Poet dhe një Mik më pak, në këtë botë do të thotë më shumë banalitet dhe ligësi.”

Aktori Mirush Kabashi shkruam: “I qoftë i lehtë dheu; dhe i lumi ai për kujtimin që la!”

Mesazhe të kësaj natyre kanë cuar, edhe shumë shkrimtarë e artistë të tjerë, ndërmjet tyre, gazetari Dalip Greca, poetja Luljeta Lleshanaku, regjisori Saimir Kumbaro, shkrimtarët Zija Cela, Gjergj Vlashi, Moikom Zeqo, Met Dervishi, Hajg Zahariaj, Petraq Risto, etj. Por më lejoni të përmend edhe një herë fjalët lapidare të Mirush Kabashit: “dhe i lumi ai për kujtimin që la!!!” Vërtet: i lumi Avni për kujtimin që po lë!”

Këtë mëngjes më zgjoi zilja e telefonit. Ishte shkrimtari Pëllumb Kulla nga Nju Jorku. Mbasi më ngushëlloi edhe mua si shok e mik i Avniut dhe i Teutës, shtoi “më vjen keq që nuk mund të jem aty pranë Avniut, por të lutem thuaji Teutës, Ervinit e Sidit që në orën 10 të Nju Jorkut, që është ora 1 me të Las Vegasit, miqtë e tij këtu në Nju Jork,  të gjithë ne, do të jemi zemër e mendje aty me ju.”

C’magji kishte Avniu që njerëzit e cmojnë dhe e duan kaq shumë? Përvec talentit poetik e aftësisë për të kapur nuancat më të holla të ndjesisë njerëzore, ai kishte edhe një shpirt kaq bujar, delikat e njerëzor, e ishte kaq paqësor saqë po të ishte Presidenti i Shqipërisë, pa dyshim partitë politike në Shqipëri e Kosovë do t’i shihnim duke u puthur me njëra-tjetrën! Kur punonte në teatrin e Durrësit si libretist, ai ishte debulesa e aktoreve të bukura.  Dhe kur Avniu nuk ua varte, ato shkonin ankoheshin tek Teuta për indiferentizmin që tregonte ndaj tyre. Do të thoni ju pse nuk ua varte? Sepse Avniu zemrën ua kishte dhënë dy dashurive: Poezisë dhe Teutës! (Njerëzit që e njohin Avniun me mirë sesa unë, thonë që përvec këtyre dy dashurive, Avniu kishte edhe pikturën e shahun! Ai ishte një piktor e shahist i shkëlqyer!)  Ja si shkruan në një poezi që i ka kushtuar Teutës, një poezi që ka vetëm tri vargje, por që nga ngarkesa emocionale ka peshën e një poeme dashurie:

 

Mrekullitë mbeten gjithmonë Shtatë,

Për shkak të ligjit të rotacionit,

Teuta, mrekullia ime e tetë, konstante!

Në një poezi tjetër dashurie, këtu jam i paaftë të them nëse ia ka kushtuar Teutës, Poezisë, Pikturës, Shahut, apo ndonjë tjetre, psh. Frides “së shkretë” që qysh prej 10 vjetësh Avniu e mbajti me shpresa (ndoshta gënjeshtra!!!) se do t’i bënte një vjershë. Poezia mban titullin:

 

Për të gjithë kafazet

 

Pse kërkon të më mbyllësh në kafaz e dashur

Kafaz me shufra hekuri të rëndë

Më kot e ke, unë hekurat i zbus

Dal jashtë dhe ti prap brenda më gjen.

 

Si poet Avniu ka botuar 7 libra me poezi dhe ka shkruar 2 drama, njëra nga të cilat “Gërsheti i Luftrave” që i kushtohet Shote Galicës, eshtë shfaqur shumë herë në Televizionin shqiptar. Avniu bë i njohur si poet i talentuar qysh me veprën e parë poetike “Valbona e Kaltër” që e botoi kur ishte 24 vjec. Përmes librit të tij, Valbona u bë simboli i bukurisë shqiptare, simbol i natyrës dhe i shpirtit njerëzor. Pas këtij botimi emri Valbona u bë shumë popullor, brenda e jashtë vendit.

 

Edhe pse Avniu ka qenë i rrethuar gjithnjë nga dashuria e miqve, e shokëve, dhe e lexuesve të tij, përsëri durrsakët, sidomos djemuria e dikurshme, janë njëcikë prishaqejf dhe të prekur në sedër që ky djalosh simpatik, ashtu sic në legjendat e lashta shqiptare e si në eposin e kreshnikëve, zbret nga bjeshkët e kaltra, kapton nëntë male e fusha, nëntë lumenj, liqene e ujëvare e zbret në Durrës e u rrëmben durrsakeve vajzën më të bukur, pikërisht atë që mban edhe emrin e mbretëreshës ilire, Teuta.

 

Për Avniun mund të flasësh pa fund, jo vetëm për jetën, por edhe për qëndrimin stoik gjatë sëmundjes së flamosur që e ndau prej nesh. Ai iku nga kjo jetë ashtu i qetë, pa u ankuar, pa bezdisur askënd. Pikërisht ashtu sic edhe jetoi cdo sekondë të jetës së tij. Por a iku vërtet?. . .

Një pjesë e tij vërtet do të iki, por shpirti, zemra, ndjenjat, emocionet, zëri e fjalët e tij, dashurinë për jetën, miqtë, Teutën, Ervinin, Sidin, për Shqipërinë dhe Kosovën që aq shumë e donte, do të mbesin gjithnjë me ne. Ja, mjafton të zgjatim dorën e të hapim librat e tij, “ai do të zbresë e do jetë përherë me ne.”

“Lum ai për kujtimin që po lë pas!” Las Vegas, 6 shkurt 2010

 

Avni Mulaj

SERUM

 

Pikë pikë

Kur asidentalisht ndalon

Një bip alarmon ajrin

 

Vena  e njerëzimit

Kërkon ndihmë.

 

 

DITË NË SPITALIN SUNRISE

 

Krevat i ngushtë plot butona, sinjale

Si shtrat topi kundërajror.

 

 

 

DHOMË PACIENTI NË SPITALIN SUNRISE

 

Gjithë kohës dera gjysëm hapur

lëvizje bluzash të bardha

Karroca me kazanë gjellësh

Barrela emergjence, nën carcaf: njeriu

S`duket asgjë prej tij, veç forma

Dikur dikush bërtiti fort:

A keni derë në shtëpinë tuaj?

 

 

 

LULE TË FRESKËTA TE KOMODINA

 

Bob Shuman, më gjeti në gjumë

La te komodina dy-tri lule të freskëta

Dhe një urim  me shkrim dore

Mbi një kartolinë të improvizuar

Me një copë kartoni.

 

 

 

 

 

 

 

 

MALL PËR DURRËSIN

 

Ika larg s’di si ika

Një udhë tjetër digu larg

Me ty në mendje Durrës

Hepohem, kreshpohem sa s’bi.

 

Kur befas ti më mban-

Vegim I vagullt lumturues

Endërr, zgjëndërr drejtpeshues.

 

Kur të kthehem

 

Si nga dëshirë e ëmbël për të vdekur

Le të shtrihem në supeduart – vig.

 

Gjithkund u mbajta fort, s’rashë,

Aty symbyllur le të bie.

 

 

LEJOME

(Kosovës time të lirë)

 

Mbi kokën e lartë krenare

Të vë kurorën e lirisë-

Lejomë.

 

Martirëve panumër

T’u bie në gjunjë

Lejomë

 

Lejomë

të vdes e të ringjallem

Në gazmendin e sharkive

 

Të mbaj plisin tënd të bardhë

Të krenohem me ty

Lejomë

 

Të mbaj zemrën tënde

Mes duarsh pishtar

Të çoj shekujve lajmin e fitores

 

Lejomë!

E DESHA NJE VATER

 

E desha një vatër me Diell, si Dielli

Frymë Perëndie që s’e le të shuhet,

Flakë që rritën në qiell prej shkëndijash,

Duar-zemra pleksur, trazuar si urët.

 

Një vatër fjale shqipe të magjishme,

Një vatër urtësie prej Rilindasish,

Një vatër besëlidhje gjaku, vëllazërimi,

Ideali kombëtar- yll i zjarrtë që ndrit.

 

Një vatër korifejsh-maj’ e lavdisë,

Një Nol, një Fishtë, një Konicë, një Kadare,

Një vatër –tempull i mirësisë, shënjtërisë,

Një Nënë Terezë-gjith mrekullia mbi dhe.

 

Një vatër gjith rrethore Dibre, Çamërie, Kosove,

Sofër përplot shtruar në gosti natyre,

Vargmale, lumenj, detra, liqene përrallore,

Katër stinë-tablo pikture të përkryer.

 

E desha një vatër ku të mos ndjehem vetëm

Rrezet t’i nis me shpejtësinë e dritës,

Një vatër-flakadan-një shekulli termetesh

Si “Vatra”- shqipja jonë e Amerikës.

 

Disa nga titujt e veprave të poetit Avni Mulaj

  • Valbona e kaltër                                         poezi 1974
  • Orët e mia                                                   poezi 1976
  • Currila                                                                  poezi 1978
  • Sirena të qytetit tim                                              poezi 1984
  • Gërsheti luftrave                                         dramё   1985
  • Serish galicët                                                        dramё    1998
  • Versionet e botёve                                                poezi      2003
  • Njeriu shkurtabiq me dërrasën e gjatë mbi sup             poezi      2008
  • Flamujt e kopshtit                                                poezi     2009

 Veç titujve të sipërshënuar krijimtaria e tij poetike është botuar periodikisht në

“Zëri i Rinisë”, Studenti”, “Drita”, “Nëntori”, “Albania e Vogël”, “Poeteka”, “Dielli”, “Illyria” etj.

NJË NGJARJE E VECANTË PËR 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NË ALBANY

$
0
0

Një ngjarje e rëndësishme për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u shënua të martën e 12 Shkurtit 2013, në orën 11:00 paradite, në sallën e Asamblesë dhe Senatit të Shtetit të New Yorkut, në Albany. Promotori i kësaj ngjarjeje ishte bashkombasi ynë, Assemblyman i District 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në Capitol Building, ndërtimi i të cilit pat filluar që në vitin 1867, pallatin e cuditshëm me pamje magjike, një nga njëmbëdhjetë capitols në SHBA, që nuk kanë një çati kube,pallatin e mbështjellë në misterin e ngjarjeve më të cuditshme për gjatë historisë së vet, ku janë thurur qindra legjenda dhe rrëfime për fantazma e legjenda, përfshi dhe atë të rojtarit që humbi jetën nga zjarri që ra më 29 mars 1911, i rishfaqur si fantazmë për rrëfimtarët, përfshi dhe historianët.Pikërisht në sallën me akustikën më të rrallë, me kube gjigande dhe harqe e shtylla të stilit roman, u mbajt ceremonia kushtuar pavarësisë së Kosovës, e paraqitur nga Assemblyman i Distriktit 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Misionit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Ferid Hoxha, Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, z. Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, zv kryetari i  Vatrës Agim Rexhaj, anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj, vatrani Besim Malota, Esad Gashi dhe të tjerë bashkatdhetarë. Ngjarjen e regjistroi edhe media shqiptare; TV 21 Halil Mula, Bota Sot& Illyria Beqir Sina, editori i Diellit Dalip Greca.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo ngarje pati të vecantë se për të parën here u organizua jo formalisht sa per ceremoni, por gjate punimeve te Asamblese. Salla e Asamblesë ishte e mbushur plot dhe pas përcjelljes së proklamatës për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga z. Gjonaj, e morën fjalën edhe mbështetën Mark Gjonaj edhe kolegë të tjerë amerikanë, perfaqesues te distrikteve te tjere te shtetit te New Yorkut.

Në drekën që z. Mark Gjonaj dha për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të pranishëm në këtë ngjarje, kryetari i VATRËS, dr. Gjon Bucaj, duke iu drejtuar z. Mark Gjonaj tha: Kjo asht nji ditë për t’u shenue, me vlerë historike për ty Mark, për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për Kosovën në veçanti. Në fillim të karrierës s’ate në Asemblenë e këtij shteti të madh t’Amerikës, ti sigurove nji Proklamatë të randësishme për Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky akt patriotizmi me dobi për Kosovën shqiptare, në frymën e vleravet morale të lirisë dhe të drejtësisë që janë karakteristika të këtij Kombit të madh, të vlerëson si nji shqiptaro-amerikan i nderuem. Të lumtë dhe faleminderit!Më gjërësisht do të lexoni në gazetën Dielli të printuar.(Korresp I DIELLIT)

 

TEKSTI NE ANGLISHT I REZOLUTES

 

 

LEGISLATIVE RESOLUTION commemorating the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013

WHEREAS, It is the practice of this Legislative Body to commemorate historical events which exemplify the spirit and struggle of peoples throughout the world to achieve Independence and live in peace and freedom; and

WHEREAS, This Legislative Body is proud to recognize the economic, educational and cultural contributions of the people of Kosova in the fields of business, science and government which have inspired and encouraged the young people of New York to realize their dreams and ambitions through education and hard work; and

WHEREAS, It is the sense of this Legislative Body to celebrate and applaud the people of Kosova, who have fostered ethnic pride and exemplify the cultural diversity that represents and strengthens the fabric
of the communities of the State of New York; and

WHEREAS, The largest concentration of Americans with Kosovar descent in the United States is in the State of New York; and

WHEREAS, The people of the Republic of Kosova acquired independence on the 17th day of February 2008; and

WHEREAS, On the 17th day of February 2013, Kosovar Nationals and Kosovar-Americans and Albanian-Americans from throughout Kosova, the United States, and the State of New York will celebrate the independence of Kosova; and

WHEREAS, In March 1999, the United States, along with members of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), commenced military intervention aimed at ending Slobodan Milosevic’s brutal campaign of ethnic cleansing against the people of Kosova; and

WHEREAS, That military intervention resulted in the defeat of Milosevic’s forces and the creation of the United States mission in Kosova; and

WHEREAS, The men and women of the Armed Forces of the United States have served bravely in Kosova since 1999, and their presence and participation in NATO-led Kosova force has been indispensable in protecting the people of Kosova and stabilizing the region; and

WHEREAS, Kosova is now functioning under its own democratic Constitu tion and rule of law, combined with a new flag bearing a map of Kosova topped by six stars, representing the six major ethnic groups in the country; and

WHEREAS, Kosova has earned the recognition of the many United Nations member states and many international organizations; and

WHEREAS, The establishment of diplomatic relations demonstrates the special ties that have linked the people of the United States and Kosova together; and

WHEREAS, The State of New York has developed medical, community, business, and educational services to assist in integrating the people of Kosova into the community; now, therefore, be it

RESOLVED, That this Legislative Body pause in its deliberations to commemorate the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013; and be it further

RESOLVED, That copies of this Resolution, suitably engrossed, be transmitted to The Honorable Andrew Cuomo, Governor of the State of New York; The Honorable Bekim Sejdiu, Consul General of Kosova; The Honorable Jetish Jashari, Deputy Chief of Mission; and Akan Ismaili, Ambassador of the Republic of Kosova to the United States.

 

 

 

SOT DITËLINDJA, “DIELLI” U BË 104 VJEÇ

$
0
0

104 vjet! Mbijetesa shekullore ua rrit krenarinë Shqiptarëve të Amerikës, të cilët e mbajtën gjallë këtë thesar të  Kulturës Kombëtare, “Dielli “, që sot i mbushi 104 vjetë -15 SHKURT 1909- 2013-  /

Nga Dalip Greca/

Gazeta më e vjetër e Botes Shqiptare, që vazhdon të botohet në Amerikë, Dielli,mbetet një monument i gjallë i gazetarisë shqiptare dhe i kulturës tonë Kombëtare, që sjell 104 vite histori të shqiptarëve të Amerikës. Në Gjoksin e Diellit ka shumë histori, ka dhe një cmim të tretë në konkursin e shpallur nga Organizata COMMON COUNCILL FOR AMERICAN UNITY, ku morën pjesë 1000 gazeta që botoheshin në Amerikë në gjuhë të huaja, por asnjë vleërsim nga shteti shqiptar, qoftë dhe simbolik. Në Kuvendin e ardhshëm të Vatrës, që mendohet të mbahet me 28 prill 2013, në përvjetorin e 101 të themelimit të Federatës, redaksia e Diellit do të kërkojë botimin si të përdyjavshme, për ta rikthyer në një periudhë jo shumë të largët në të përjavshme, për të realizuar kështu ringjalljen e plotë.

***

Gazeta më e vjetër e Botës Shqiptare, me emrin simbolik “Dielli” sot ka ditëlindjen, të premten, me 15 shkurt mbushi plot 104 vjet. Gazeta”Dielli” u themelua në Boston prej Shoqërisë atdhetare Besa-Besë dhe ka si ditëlindje datën 15 shkurt 1909. Më 11 mars 1912, mbasi shoqëritë shqiptare të Amerikës vendosën që të federohen në Vatër (dita zyrtare e themelimit të Vatrës 28 prill 1912, dita e njohjes nga Shteti i Massachusetts, 10 qershor 1912) Dielli u bë pronë e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe nisi të dalë dy herë në javë. Me 18 Nëntor 1914, Gazeta nisi të botohet tri herë në javë dhe më 9 nëntor 1915 u bë e përditshme nen drejtimin e Kostë Çekrezit. Natyrisht është kjo koha më e artë e Vatrës dhe gazetës së saj Dielli. Historishkruesit e Vatrës dhe të Diellit e kanë bërë tashmë publik faktin se Dielli erdhi si nevojë shpirtërore dhe informuese për shqiptarët e Amerikës në një kohë të vështirë.

Mëkëmbsi i Mit’hat Frashërit, i shumëdturi Hasan Dosti, është shprehur  se “Vatra” dhe “Dielli” na zgjuanë iden’ e zjarrit e të dritës, që do të thotë flakë patriotizmi dhe rreze kulture. Këtyre simbolizmave u janë përgjegjur edhe realitetet”.

Kronika e lindjes së Diellit, është e njohur: Me mbylljen e gazetës “Kombi” të Sotir Pecit në Boston me 10 Janar1909, diktohej nevoja e një tribunë kombëtare për të luftuar për të drejtat e Kombit shqiptar, ndërkohë që ishte mbyllur tashmë dhe Albania e Faik Konicës. Kur qe hapur Kombi me 6 qershor 1906 numri i shqiptarëve sipas regjistrave të kohës ishte rreth 7 mijë,ndërkohë që kur u mbyll gazeta e Pecit, numri i shqiptarëve së paku kishte shkuar në dhjetë mijë. Pa gazetën kombi emigrantët shqiptar kishin mbetur si në shkretëtirë, në terrin e padijes e mosinformimit. Nevoja për një gazetë u bë më emergjente kur xhon turqit burgosën Dervish Himën sepse i gjetën Flamurin e Shqipërisë në gji dhe asnjë gazetë në Shqipëri nuk guxoi që të shkruante e ta mbronte atdhetarin nga frika e represionit turk. Atëhere Konica në Londër dhe Noli në Boston ranë në ujdi për botimin e një gazeta shqip në Amerikë. Deri në atë kohë dy patriotët nuk njiheshin përsafërmi me njëri-tjetrin, por ishin të njohur në distancë duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit në shtypin e kohës si dhe nga letërkëmbimi. Me përpjekjet e të dy kolosëve të mendimit shqiptar të asaj kohe u ndez ky kandil kombëtar, siç e cilëson ish editori Refat Gurrazezi, kandil që ndriçon ende edhe sot në SHBA falë kontributit të shqiptarëve të Amerikës.te plote do ta lexoni ne Diellin e printuar)

ME VISAR ZHITIN, NJË VIZITË NË SHTËPINË E WALT WHITMAN

$
0
0

Nga Dalip Greca/

Krahas programit që kishin ndërtuar ftuesit e Visar Zhitit, (Albanian-American Freedoom House) dhe mikpritësit e tij në New York, Zef Balaj(sponsor)  dhe Esat Çoku, bashkvujtës në burgun e Spaçit, tek i cili Visari bujti për katër ditë, ai e kishte kumtuar një dëshirë që nga Tirana: Dua të shkoj të vizitoj Shtëpinë muze të Whitmanit. Dine Dine së bashku me të birin Ervisin, i kishin marrë masat. Pas vizitës në Vatër, të shtunën me 16 shkurt, me dy makina, u nisëm drejt Shtëpisë muze, që ndodhej në 330 Mickle Bulevard (e njohur edhe si Martin Luter King Jr. Bulevard,  Camden NJ. Plot 170 kilometra rrugë. Visari udhëtoi me Dinen dhe të birin e Dines, Elvisin, ndërsa ne, me Esat Çoku, udhëtuam në makinën e Zef Balës.     Një aksident trafiku në mesrrugë e zgjati kohën e udhëtimin. Ervisi e shmangu autostradën duke përfituar nga njohuritë për zonën, udhëtoi nëpër rrugë lokale, ndërsa Zefi udhëtoi në autostradë. Gjithësesi Visari kishte përfituar  në ato pak minuta të vonesës tonë duke soditur shtëpinë dhe duke mbledhur”Fije bari”, titulli i librit të famshëm të Walt Whitman, odiseja e të cilit zgjati më shumë se tri dekada, që nga botimi i parë e deri tek i fundit, që u botua 33 vjet pas të parit, më 1891. Përmes njoftimi të publikuar  dy muaj para vdekjes, në janar 1892 në Herald New York, poeti i madh Walt Whitman njoftoi se ky botim, siç quhet ndryshe dhe edicioni në shtratin e vdekjes,i shfuqizon të mëparshmit. Kishte nisë botimi në vitin e largët 1859, një libër i vogël me vetëm 12 poezi, dhe rrugës orteku, ishte  rrokullisur e rritur me shpirtin e poetit dhe botim pas botimi, 1855, 56, 60, 67, 71-72, 1881, 88-89, deri tek 1891-92, libri peshonte në vlerë dhe në volum, kishte plot 400 poezi botimi i edicionit në shtratin e vdekjes.

Whitman është poeti që la gjurmë jo vetëm në fushën e poezisë, ai quhet dhe “bardi i Demokracisë. Ishte poet, eseist dhe gazetar, provoi të punonte mësues, punë  zyre, ndërsa fillimet i pat edhe si ndihmës në shtypje gazetash. Pat lindur në 31 maj 1819 në West Hills, Huntington, Long Island, New York.(Lexoje të plotë në gazetën e printuar Dielli)

VISAR ZHITI: VATRA, METAFORA E ATDHEUT!

$
0
0

Shkrimtari i njohur shqiptar, fitues i Çmimit të Madh për Letërsinë për vitin 2011,i dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “ Mjeshtër i Madh”(2012), poeti disident, që u dënua në burgjet e diktaturës komuniste për poezi, përshkruesi mjeshtror i ferrit dantesk të  burgjeve shqiptare, të shtunën me 16 shkurt 2013, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Shkrimtari Zhiti u prit nga kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili i uroi mirësardhjen. Dr. Buçaj, duke iu drejtuar mysafirit të nderuar, tha se ishte kënaqësi, që Vatra priste në shtëpinë e saj, shkrimtarin më të shquar të Letërsisë Shqiptare të pas diktaturës. Në zyrën e kryetarit të Vatrës, Shkrimtari Zhiti, shoqërohej nga bashkvuajtësit e tij, Dine Dine, Lek Mirakaj, Esat Çoku, si dhe z. Zef Balaj, sponsor i udhëtimit. Kishte ardhur në këtë takim edhe këngëtarja Ermira Babliu, e cila ishte e ftuar edhe në festën e Pavarësisë që organizoi Vatra dhe bashkësia shqiptare në New York.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

VISAR ZHITI DHE GJYQI I NEW YORK-UT

$
0
0

Të hënën me 18 shkurt, në Royal Regency Hotel, Yonkers- NY, shoqata Albanian-American Freedom House organizoi ballafaqimin, që ajo e paralajmëroi si “Visar Zhiti-Gjyqi i New Yorkut”. Pas promovimeve të mëparshme të librit “Grabiani Rrëzë kodrave” i Leka Tasit si dhe organizimit të asaj që u cilësua si “Seanca e parë e Gjyqit të Washingtonit”, ku Bedri Blloshmi pat denoncuar krimet e komunizmit përmes librit-Dosje “Fabrikimi i vdekjes”, organizatorët këtë radhë kishin zgjedhur një nga shkrimtarët më të shquar , mjeshtrin e penës dhe njeriun që njohu nga afër vuajtjet e ferrit të hetuesisë dhe burgjeve,fituesin e çmimit të madhe të Letërsisë shqipe për vitin 2011, Visar Zhitin dhe dy librat e tij”Ferri Carë” dhe “Rrugët e Ferrit”. Takimin e moderoi Hasan Kostreci, i cili pasi i uroi mirëseardhjen shkrimtarit Zhiti dhe pjesmarrësve, që kishin udhëtuar nga shtete të ndryshme të Amerikës, i ftoi të pranishmit, që të përcillnin së bashku Hymnet kombëtare të Amerikës dhe të Shqipërisë.

Më pas Shkrimtari Hasan Kostreci ka prezantuar shkrimtarin Visar Zhiti , jetën dhe veprën e tij letrare, si dhe çmimet ndërkombëtare dhe Kombëtare me të cilat është nderuar vepra e tij.

Kostreci ftoi Zef Balën, sponsor të vizitës së tij, i cili i uroi mirëseardhjen shkrimtarit Visar Zhiti. Duke iu drejtuar shkrimtarit me fjalë mirëseardheje, Balaj tha se është mrekulli që keni dalë me mendje të kthjellët nga ferri dhe na sollët veprat e bukura letrare, veçanërisht dy librat që promovojmë sot “Ferri i Çarë” dhe ‘Rrugët e Ferrit”.( Te plote mund ta lexoni ne Gazeten Dielli)

Mesazh nga editori i DIELLIT

$
0
0

Te nderuar miq;

Ju falenderoj shume per mesazhet perkrahese dhe kurajoze qe me keni derguar gjate te gjithe ketyre diteve. Emailet e mia ishin aq te shumta sa do te ishte veshtire t’u ktheja pergjigje nje per nje, telefonatat-mesazhet po ashtu. Keshtu qe zgjodha kete forme per te falenderuar dhe per te sqaruar miqte e mi per ate e me ndodhi ne Shqiperi.

Nje falenderim te vecante u dergoj vatraneve, atyre te qendres dhe te degeve, kryesise se Vatres, presidentin e nderit z. Agim Karagjozi, qe i qendruan prane familjes time ne NY, duke telefonuar dhe derguar mesazhe perkrahese. Po ashtu edhe te gjithe atyre qe arriten te kontaktonin permes telefonave  me njerezit e mi ne Tirane, te cilet ishin gjate te gjithe kohes prane meje. I falenderoj koleget gazetare, jo vetem ne SHBA e Shqiperi, por edhe ne Europe, qe me kane shkruar dhe me kane telefonuar.

Falenderoj Dr. Kujtim Balidemaj ne NY, qe disa here u lidh me familjen time per te mesuar rreth gjendjes time shendetsore dhe per ta udhezuar ate se si duhej kryer kthimi ne New York, duke dhene keshillat perkatese per qendrimin ne avion dhe gjithcka tjeter.

Cfare ndodhi me mua? Te henen me 4 mars u nisa nga JFK per ne Tirane per te shkuar prane prinderve, te cilet kalonin caste te veshtira semundjeje. Me 5 Mars isha prane tyre, ne qytetin e Lushnjes. Tre dite me pas, te premten e 8 marsit ne mengjes, kur gjithcka ishte e qete nisi dhimbja e gjoksit me shterngime te forta dhe pengesa ne frymemarrje. 10 minuta me pas isha ne spitalin e qytetit te Lushnjes nen kontrollin e kardiolgut te njohur dr. Vasil Lushnjari, i cili me dha ndihmen e pare. Sipas tij kisha kaluar Infarkt, por nuk mund te saktesonte me tekniken qe dispononte masen e demtimit te zemres. Dhashe okay per t’me percjelle ne nje spital te specializuar te Zemres ne Tirane. Per 1 ore ambulance e Spitalit te Zemres Dr. Roland Xhaxho me personel mjeksor, mjek dhe infermier, mberriten ne spitalin e Lushnjes, me vune ne mjekim intensive dhe me nisen ne Tirane.Per gjate te gjithe rruges vazhdonte dhimbja ne gjoks megjithese me kishin injektuar morfine.

Sapo me futen ne sallen e operacionit, bene Koronografine, u pa se kisha pesuar Infark Akut te Miocardit. Arteria kryesore ishte 90 per qind e bllokuar, po ashtu e majta ishte e bllokuar 80 perqind. Ekipi i udhehequr nga kardiologu i njohur Dr.Alban Dibra, arriti ta kryej me sukses procesin e nderhyrjes dhe te te vendosjes te stentave te medikuara.

I falenderoj te gjithe miqte e mi te cilet m’u gjenden prane ne ato dite te veshtira. Per 6 dite sa qendrova ne spital nje mase e madhe miqesh qendronte ne mjediset e spitalit edhe pse jo te gjithe arriten t’me shihnin pas operacionit, per shkak te rregullave strikte te spitalit. I falenderoj te gjithe ata duke u mbetur borxhli per jete, sic falenderoj dhe koleget gazetare,miqte te mi qe sapo e emsuan lajmin mberriten ne spital.

Ashtu sic kisha shkuar une per te pare prinderit e mi, im bir- Dorjani dhe dhendri -Latifi,udhetuan me emergjensi nga NY dhe nje dite pas operacionit ishin prane mjeje duke u perkujdesur, edhe pse nuk me mungonte kujdesi nga vellezerit, motrat dhe miqte.

Me erdhi mire qe pashe nje spital shqiptar (Privat) ku kishte sherbim te perkryer , mjeke te afte dhe kushtet ishin shume te mira, sherbimi professional, personeli mjeke dhe infermiere ishte perhere prane te semureve!

Pas 6 ditesh qendrim ne spital, qendrova dhe dy dite ne Tirane per t’u zhvendosur dhe nje here tek prinderit ne Lushnje per t’u ndare me ta.

Te Dielen me 17 Mars pas nje udhetimi te veshtire mberrita ne NY. Te nesermen u vura nen kontrollin e mjekut kardiolog  Gregory Gustafson  ne New York Hospitak Queens, i cili pasi pa nderhyrjen e Tiranes(Spitali me kishte dhene tere procedure ne CD dhe te shkruar)  e vleresoi ate te specializuar dhe pas ekzaminimeve te specializuara me vuri ne mjekim intensive duke me rekomanduar edhe nje Stress Test dhe nje terapi paskardiake 2 javore.

Kalova me pas tek mjeku qe me ndjek dr. Skender Murtezani, i cili gjate te gjithe kohes te pasatakut e deri ne kthim qendroi ne lidhje me familjen time dhe me djalin ne Tirane. E falenderoj publikisht.

Kjo ishte e gjithe historia. Ne menyre graduale me eshte rekomanduar kthimi ne veprimtarine e me parshme, por nevojitet  nje periudhe kontrolli  40 dite pas Infarktit te Miocardit.

Edhe nje here ju falenderoj te gjitheve per interesimin!


U MBLODH GRUPI NISMËTAR PER ORGANIZIMIN E DEGËS SË VATRËS NË QUEENS, NY

$
0
0

NE Foto: Nga takimi i komisionit organizator për krijimin e degës së Queensit/

Të enjten  me 28 mars 2013, në klinikën e  dr. Skënder Murtezanit, i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1990, në Flashing, Queens, u mblodh grupi organizator për krijimin e degës së Vatrës për Queensin, New York. Inisiator ishte dr. Skënder Murtezani, juristi Bashkim Musabelliu, anëtar i këshillit të Vatrës, vatrani Halit Shpuza,  dhe miq të tjerë të Vatrës.

Në mënyrë simbolike nisja e punës për organizimin e degës në Queens, dr. Skënder Murtezani kishte porositur edhe një tortë, që shënonte rilindjen e degës, e cila vite të shkuara ka qenë aktive, por për më shumë se dy dekada, e ka pushuar veprimtarinë.

Në takimin e parë të komisionit organizator, u fol për rëndësiën e organizimit të degës, për  historinë e Vatrës dhe përkushtimin e saj për cështjen kombëtare.

Po ashtu u rrahën mendime se si të organizohet dega, u përpiluan lista me emra të njërëzve që kanë kontakte me Vatrën, ka ndër ta të anëtarësuar, janë të abonuar në gazetën Dielli dhe janë të përkushtuar për cështjen kombëtare.

Takimi promovues i degës së Vatrës për Queensin do të bëhet në ditët që vijnë.(Korresp. I DIELLIT)

NË PRAG TË KUVENDIT TË VATRËS

$
0
0

EDITORIAL/

Po bëhen afër dy vjet që, me shumicë dërmuese votash, Këshilli Drejtues vendosi për të mbajtë  Kuvendin e Përgjithshëm të Vatrës jo përpara, por mbas 100 vjetorit të themelimit të saj. Përveç angazhimit për realizimin e kremtimevet të 100 vjetorit të Vatrës e mandej edhe atij të Pavarësisë, lypej kohë e punë serioze për përgatitjen e një Kuvendi të suksesshëm, nga i cili pritej se do të varet e ardhmja e Vatrës, prandaj u shty për më vonë.

Suksesi i kremtimeve të 100 vjetorit, i arritur me përkushtimin e vatranëve dhe me përkrahjen e komunitetit, duke filluar nga entet fetare, ngjalli interesim për  Vatrën dhe ndihmoi për të regjistruar antarë të rinj dhe për hapjen e degëve.

Vatra sot ka 5 degë funksionale, të cilat drejtohen nga persona që praktikisht ishin nismëtarë bashkëthemelues. Ato janë, simbas radhës së themelimit:  Washington DC,  kryetare Merita Bajraktari-McCormack; Michigan, kryetar Alfons Grishaj; Hudson Valley (NY), kryetar Elmi Berisha; South Florida (Fort Lauderdale), kryetar Kolec Ndoja;  Jacksonville (Florida), kryetar Adriatik Spahiu.

Gjatë këtyre ditëve janë dëgjuar interesime edhe nga shqiptarë që jetojnë në Wisconsin e Chicago dhe në South Westchester (NY), ku ka perspektivë për degë të reja. Edhe në vetë qytetin e New York-ut është një numër i konsiderushëm vatranësh që po interesohen,  të cilët janë të rregullt dhe në kontakt të ngushtë me Këshillin Drejtues, por  ende të pa  organizuar në degë. Është në krijim e sipër edhe dega e Vatrës për Queensin, u mblodh komisioni nismëtar javën e shkuar.

Në këto rrethana, Këshilli Drejtues vendosi mbajtjen e Kuvendit me 27 dhe 28 prill 2013, në:  Royal Regency Hotel, 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710. Phone: (914) 476-6200.

Janë emëruar disa grupe pune, për rezervimin e hotelit dhe për të studiuar ndryshimet në Kanunore. Nuk mendojmë që të preken pikat parimore të saj, por duhen ndryshuar nenet që kanë të bëjnë me rregullimin administrativ dhe funksional, në përshtatje me kohen. Disa ndryshime të tilla janë bërë nga Kuvendet në të kaluarën, por nuk janë reflektuar në Kanunore, siç është emërimi i nënkryetarëve, kur në kohën themelilit nuk kishte nënkryetar. Në Kuvend do të marrin pjesë nga një delegat për çdo 10 anëtarë të rrgullt të degëve. Për shpenzimet e delegatëve, edhe kësaj here do të ndjekim praktikën e kaluar që t’i përballojnë degët. Logjika e këtij veprimi ka pasë parasyshë faktin se kuvendet nuk janë mbajtë çdo herë në të njëjtin qytet. Kuvendi mund ta ndryshojë këtë për të ardhmen. Anëtarët duhet të pajisen me libreza antarsie; në Kuvend do të propozohet caktimi i një shume për anëtarsi dhe për parapagimin në gazetën Dielli, një përqindje të mbahet në arkën e degës për nevojat e veta, e të tjera propozime që do të studjohen në javët që vijnë.

Duke marrë parasyshë rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij Kuvendi, Këshilli Drejtues ka kërkuar dhe ka marrë sygjerime e propozime të ndryshme nga degët, rreth të cilave është diskutuar në dy mbledhjet e kaluara dhe procesi i konsultimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Janë të nevojshme marrja e mendimeve edhe nga të tjerë, që nuk janë vatranë por janë dashamirës të Vatrës. Duhet të gjendet mënyra se si kjo Federatë të jetë vërtetë e Shqiptarëve të Amerikës. Emri dhe trashëgimia e saj historike e morale duhet të shfrytëzohet më shumë dhe në mënyrë më të dobishme për interesat kombëtare, duke qëndruar mbi ato parciale. Vatra duhet të ketë një platformë kombëtare; veprimtaria e saj duhet të rregullohet me kushtetutë, së cilës do t’i përmbahen zyrtarët dhe antarët e saj.

Kuvendet kanë qenë manifestime të forcës dhe energjive të Vatrës dhe kanë shërbyer për garantimin e jetëgjatësisë së saj dhe kryerjes të Misionit të saj Kombëtar. Me anë Kuvendesh Vatra shtroi rrugën e së ardhmes së saj dhe garantoi më shumë se një shekull jetë. Që nga mbledhja themeltare e 31 marsit 1912 deri tek Kuvendi më i fundit, Vatra ka elaboruar probleme të çështjes Kombëtare dhe i ka shërbyer Kombit me devocion e besnikëri.

Në fillim, tre-katër vitet e para të pasthemelimit, Kuvendet e Vatrës mblidheshin shpesh edhe për shkakun se shumica e degëve ishin përreth Bostonit, ku ishte qendra e Federatës. Qëllonte që brenda një viti mbaheshin disa kuvende. Madje edhe për probleme të vogla, thirreshin kryetarët e degëve të Vatrës në “Kuvende të posaçme”. Ia vlen që të përmendet një statistikë për të kuptuar se sa shpesh mblidheshin këto kuvende; për shembull që nga 4 korriku  1912 deri me 8 dhjetor 1912, ishin mbledhur katër Kuvende të Vatrës.” Shih: Historia e Federatës Vatra, Refat Xh. Gurrazezi). Në Kuvendet e Vatrës kishte dhe debate të forta, kishte edhe luftë përçarëse; kishte dhe pengime që vinin nga armiqtë e Vatrës, që përpiqeshin me çdo mënyrë ta minonin atë nga brenda, kishte dhe qejfmbetje, veçse rregullat nuk thyheshin dhe Vatra nuk u mposht.Përherë me urtësi janë kapërcyer pengesat dhe Vatra mbeti një fortesë Kombëtare e papushtuar nga armiqtë e cështjes shqiptare, edhe pse pati dy ndarje të thella, një më 9 gush të vitit 1917 dhe tjetra në mes vitet ’30.

Vatra në Kuvendet e saj ka marrë vendime të rëndësishme që i kanë shërbyer çështjes Kombëtare, ka zgjidhur mosmarrveshjet e brendshme;ata kanë qenë jetike për atë. I tillë ishte psh Kuvendi i Shpëtimit të Shqipërisë, që nisi fushatën e ndihmës me moton e “Shpëtimit të Shqipërisë”.  Është e njohur fushata e 3 qershorit 1917, kur Vatra nxiti dhe frymzoi anëtarët e saj që të jepnin kursimet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë. Rezultati ishte i jashtzakonshëm. Petro Ktona do ta përshkruane kështu këtë fushatë : Dhe mrekullia u bë! Si shqiptarët që vraponin pesë shekuj më parë kur Skënderbeu jepte kushtrimin e rrezikut, ashtu dhe punëtorët vatranë vrapuan për të dhuruar ç’kishin kursyer që të shpëtonin Shqipërinë. Një punëtor në Worcester, pasi hodhi në shportën e fushatës sa kishte në xhep, tha që nuk kishte të tjera, por kishte diçka tjetër që të dhuronte: nxori xhaketën e trupit dhe e hodhi në shportë.Kur u grumbulluan shumat nga të gjitha degët e Vatrës, askujt nuk i shkonte ndër mend  se punëtorët që punonin rëndë nga 12-14 orë në ditë do të dhuronin 150.000.00 dollarë, që sipas kursit të dollarit, të kohës kur e shkroi P. Ktona broshurën”Misioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra  Dje dhe Sot”, 1978, kjo shumë konvertohej në 4 milionë dollarë.

Ja pra se cfarë force magjike zotëronte Vatra ndër shqiptarët e Amerikës.Këta njerëz të thjeshtë dhanë gjithçka për Shqipërinë, pa kërkuar kurrgjë. Po ashtu ishte dhe fushata për Huanë Kombëtare, ku vatranët mbushën arkën e boshatisur të shtetit shqiptar me rreth 200 mijë dollarë.

Kishte raste kur Kuvendet vazhdonin për ditë e javë. I tillë ishte psh Kuvendi i 1 Korrikut 1917. Në atë Kuvend u përfaqësuan 43 degë me 73 vota gjithësej(atë kohë një delgat përfaqësonte 50 vatranë). Kur po zgjidheshin zyrtarët e Kuvendit u ashpërsuan bisedimet. Për këtë shkak u ndërprenë punimet derisa u ftohën gjakrat. Më pas u hap Kuvendi dhe nisi nga puna për zgjedhjen e zyrtarëve. Për cairman u zgjodh delegati Saco, Me, Hasan M. Bitincka me 39 vota, kundër delegatitit Akron, Ohio, Kostaq Lepçishti me 33 vota; Sekretar Ndreko Stavrua, delegat i degës Albany, NY, dhe reporter Dhimitër Tushemishti, delegat i degës Red Winng, Minn. Zënkat kishin filluar pesë ditë më parë kur ishte mbledhë për parapërgatitje të Kuvendit, Komisioni i Vatrës, dhe tre kontrollorët e hequr disa muaj më parë, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi dhe Kristo Dako, kishin hyrë në mbledhje për të marrë pjesë si zyrtarë të Vatrës, por kryetari u ishte lutur që të dilnin se nuk e kishin më të drejtën që të merrnin pjesë nga që ishin pushuar, dhe në vend të tyre Komisioni dhe degët kishin zgjedhur tre zyrtarë të rinj.Dy të parët e dëgjuan këshillën e kryetarit, ndërsa Kristo Dakua nuk pranoi të dilte. Atëhere u thirr policia dhe e largoi Dakon si prishës të rregullit. Ky Kuvend ishte më i zgjaturi në kohë, vazhdoi për 12 ditë dhe u bë i mbyllur për shkak të trazimeve. Në Kuvend u thirr dhe kundërshtari Kristo Dako, të cilit iu kërkuan dokumente për pretendimet se kryetari i Vatrës kërkonte të bashkonte Toskërinë me Greqinë. Kur ai nuk kishte ç’të paraqeste, iu bë thirrje të hiqte dorë nga sajimet dhe të bëhej faktor bashkimi. U ndalëm gjatë në këtë Kuvend sepse ai pati më shumë seanca, nëntëmbëdhjetë, filloi me 1 korrik dhe përfundoi 12 korrik. Kryetar të Vatrës Kuvendi zgjodhi Fan S Nolin dhe editor të Diellit, Bahri Omarin, i cili fitoi 40 vota, përballë 32 të Kostë Çekrezit.

Me kalimin e viteve Kuvendet e Vatrës u bënë të rregullt në përgjigje të Kanunores dhe mblidheshin çdo mot dhe vazhdonin për 2-3 ditë. Ata ktheheshin në Kuvende pune ku hidheshin ide të reja për mbrojtjen e çështjes Kombëtare dhe punët e brendshme të Vatrës.

Kështu kemi arritur në Kuvendin që pritet të mblidhet në fund të prillit të vitit 2013. Ky Kuvend mblidhet në ditëlindjen e 101 të Vatrës dhe merr një rëndësi historike sepse do të marrë përsipër që të institucionalizojë punët e mëtejshme të Vatrës për cështjen kombëtare, të fuqizojë veten duke rritur numrin e anëtarësisë dhe të degëve, si dhe të aprovojë programin e ri në kushtetet e tanishme, dhe përshtatjen e disa neneve të Kanunores. Kushtet ku mblidhet Kuvendi i sivjetëm kanë specifikën e tyre, por i bashkon me pararendësit e tjerë, misioni fisnik i Vatrës për çështjen Kombëtare. Le të japim të gjithë kontributin maksimal për këtë Kuvend, kontribut që e lyp Vatra historike, Misioni i saj fisnik, historia e saj 101 vjeçare.

Kemi shumë punë për të bërë dhe koha është shumë e shkurtër, prandaj duhet të angazhohemi të gjithë me përkushtim!

 

Udhë të mbarë Kuvendit të Vatrës!

$
0
0

NE FOTO; Pamje nga darka e 100 vjetorit te vatres me 29 qershor 2012 në restorantin romantik Chelsea- Piers 60, me pamje magjike mbi lumin Hadson./

Nga Dalip Greca/

Të shtunën me 27 prill, një ditë para ditëlindjes të 101-të të Federatës Panshqiptare të Amerikës, do të mblidhet Kuvendi i saj. Rrugë të mbarë Kuvendit të Vatrës!

Ky është i pari Kuvend pas dy dekadave, dhjetëvjeçarit të fundit të Shekullit të shkuar dhe 13 vite të shekullit të ri, që Vatra vjen në një kuvend të rregullt, ku përfaqësohen realisht disa degë, me delegatë të zgjedhur nga vetë degët. Është një atmosferë ringjalljeje e Federatës, e cila ka nisë të shtrihet në disa shtete të Amerikës së Veriut. Janë degë me nga 40 anëtarë e lartë ato të Michiganit, Jacksonville në Florida, Hudson Valley, Queens dhe Westchester-South, si dhe më e reja në Newburgh, të gjitha këto në shtetin e New York-ut. Po ashtu funksionon prej tri vitesh dega  e Vatrës në Washington, që është një urëlidhje me kryeqytetin amerikan, me Departamentin e Shtetit, si dhe dega në Palma Beach në Florida, që funksionon prej dy vitesh.

Ky Kuvend do të bëjë përpjekje që të sjellë edhe ndryshime në funksionimin më të mirë organizativ të Federatës, që ajo të ketë frymëmarrje në përshtaje me kohën që jetojmë. Natyrisht nuk do të preken parimet mbi të cilat u ngrit Vatra nga themeluesit, korifejtë e Kulturës Kombëtare Fan S Noli dhe Faik Konica me bashkëpunëtorë.

Ringjallja nisi me përvjetorin njëshekullor. 100 Vjetori i themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës ishte madhështor, gjithëkombëtar, gjithëfetar dhe shkëndijoji shpresën për ringjallje të plotë të sajsaj.

Në fakt ringjallja e Vatrës nisi me organizimin e degës së Vatrës në Washington, vijoi me degën e Michiganit, me degën në Fort Lauderdale, Florida, dhe u pasua radhazi nga degët, Hudson Valley, Jacksonville, Westchester, Queens dhe Newburgh të shtetit të New Yorkut. Pra tetë degë në harkun e tre vjetëve.     Por le të kthehemi edhe një herë tek fryma dhe mesazhet që përcolli Vatra në botën shqiptare me rastin e përvjetorit të njëqind të saj: Në qershor 2011 Këshilli i Vatrës ngarkoi një grup me tre veta që të përcillte mesazhin për 100 vjetorin e Vatrës në vendlindje. Grupi i udhëhequr nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe me pjestarë juristin Bashkim Musabelliu dhe editorin e Diellit, Dalip Greca, i ra viseve Kombëtare nga jugu në veri. Grupi mesazher i Vatrës u prit me nderet më të larta; nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ish presidenti Bamir Topi, prefektja e Gjirokastrës Mimoza Çomo dhe kryetari i Bashkisë Flamur Bimo, princi Leka II, kryetari i sapozgjedhur i Tiranës, Lulzim Basha, kryetari i Qarkut të Shkodrës Maxhit Cungu, komunitetin çam etj. Përfaqësuesit e Vatrës u pritën nga krerët më të lartë fetarë ; si prej Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirdita – Arqipeshkëv Metropolit i Dioqezës Tiranë – Durrës  dhe gjithë Shqipërisë, kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, kryegjyshi Edmond Ibrahimi etj.

Në Prishtinë misionarët e Vatrës u pritën nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Ministri i Arsimit Ram Buja, amabsadori i Shqipërisë në Kosovë, Dr.Islam Lauka, drejtori i Institutit të Historisë, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari; Ipeshkëvi i Kosovës  Imzot Dodë Gjergji dhe biografi i shquar i Nënë Terezës dom Lush Gjergji, po ashtu përfaqësuesit e Vatrës vizituan edhe shqiptarët e Maqedonisë, ku u pritën nga kryetari i grupit parlamentar të BDI-së. Telat  Xhaferri, bënë takimi më stafin drejtues të Universitetit të Tetovës, kryesuar nga rektori Prof. Dr. Agron Reka, u takuan me stafet e ambasadave dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Shkup etj.

Misionarët e mesazhit të 100 vjetorit të Vatrës ishin të pranishëm edhe në manifestimin e madh përkujtimor të komunitetit çam në Qafë Botë. Mbështetje të fuqishme gjeti përfaqësia e Vatrës tek media, kudo ku shkoi. Mesazhi i 100 vjetorit të Vatrës shkoi në të gjitha trojet Kombëtare.

Ishte kjo një nga arsyet që në festimet e 100 vjetorit të Vatrës të gjitha trojet amtare ishin të përfaqësuara siç ishin të përfaqësuar të gjithë komunitetet fetare.

Konferenca Shkencore  “Federata Pan-shqiptare e Amerikës “VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”, shpalosi historinë 100 vjeçare të Vatrës dhe shërbesat e saj Kombëtare. Studiues të njohur të botës akademike shqiptare, paraqitën kumtesa, në të cilat ritheksohej roli i federatës që nga lindja e saj, themelimi i shtetit shqiptar, deri në 100 vjetor.

Mbrëmja gala ishte një mrekulli më vete. Sipas gazetës amerikane Daily News të 4 majit 2012, Federata Pan-shqiptare e Amerikës, mblodhi bashkë 1100 shqiptaro-amerikanë në Mbrëmjen Gala, organizuar më 29 prill 2012, në restorantin romantik Chelsea- Piers 60, me pamje magjike mbi lumin Hadson.

Dega e Washingtonit, e Michiganit dhe ajo e Palma Beach në Florida, ishin dallëndyshet e para që paralajmëruan ringjallje të Vatrës dhe shpresën për shtrirjen e saj kudo ku jetojnë shqiptarë. Më pas erdhi dega e Vatrës në Hudson Valley, që afroi një masë të madhe vatranësh. Ngritja dhe funksionimi i degës së Jacksonville në Florida është meritë e kryetarit të sotëm të saj, Adriatik Spahiu me bashkëpunëtorë. Adriatiku familjarisht ishte pjesë e festimeve të 100 vjetorit të Federatës, dhe aty mori zotimin e ringjalljes së Vatrës në Jacksonville. Kjo degë edhe pse ka vetëm një vit jetë që nga themelimi, ka marrë statusin e organizimit të veprimtarive kulturore, artistike apo historike në Jacksonville.

Dega e Vatrës në Westchester south erdhi me kualitete anëtarësh, shumë prej tyre me doktoratura shkencore, profesionistë të suksesshëm, avokatë, bankierë, financierë,mjekë, që premtojnë rritjen e veprimtarive kualifikuse të Vatrës.     Menëjherë pas kësaj dege erdhi dega e Queensit, ku meritë në organizimin e saj ka dr. Skënder Murtezani dhe Bashkim Musabelliu e Halit Shpuza. Dyzet vetë numëroi kjo degë që në ditëthemelimin e saj. Më e fundit degë e ngritur në prag të Kuvendit është ajo që u ngrit me inisativë të dr. Nexhat Kaliqit dhe Sylë Ramosaj në Newburgh, New York.

Degë të tjera priten të riorganizohen, disa prej të cilave janë të gatshme , si në Bronx, Brooklyn, Staten Island, New Jarsey etj. Vatra pas këtij Kuvendi i ka të gjitha mundësitë që të rikthehet në kohët e saj më të mira. Janë të gjitha mundësitë që Vatra të grumbullojë rreth vetes bashkombasit tanë dhe të shtrihet në të gjithë Amerikën, si tri dekadat e para të shekullit të shkuar, duke u kthyer në një institucion të fuqishëm Kombëtar.

Statura e Vatrës është e tillë që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një institucion kombëtar me ndikim të fuqishëm në Amerikë dhe në trojet kombëtare. 101 vitet e saj dhe bëmat që kanë bërë paradhësit e vatranëve të sotëm, ia japin Vatrës prestigjin për të përfaqësuar Kombin shqiptar në Amerikë dhe për të pasë ndikim më të fuqishëm në vendlindjen. Rruga 101 vjeçare e Vatrës është plot ngjarje dhe shërbesa ndaj Kombit. Vatra ëshët pasuri e çmuar historike me përmasa Kombëtare. Themelimi i saj ka qenë një ndër veprat më të çmuara që kanë bërë shqiptarët e Amerikës. E themeluar shtatë muaj para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ajo shërbeu si orientuese edhe për  shtetin e ri shqiptar të pavarësuar me 28 Nëntor 1912. Telegrami i Vatrës drejtuar Kuvendit të Vlorës, që mbante firmën e kryetarit të atëhershëm të Vatrës, eruditit Faik Konica, përcillte frymën e Vatrës për t’u orientuar nga Perëndimi; ishte një orientim logjik.

Shteti i ri shqiptar i ngjante një foshnje të porsalindur, që fqinjët kërkonin të zhduknin. Grekët, serbët dhe malazezët ushqenin shpresën se shteti i ri nuk mund ta kishte jetën e  gjatë.

Do të ishte Vatra ajo që do të shërbente në vend të shtetit të vdekur, sidomos gjatë dhe Pas Luftës së Parë Botërore, ku me fondet e saj organizoi mbrojtjen ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ngriti  e financoi shërbimin diplomatik në Evropë dhe Amerikë.

Vatra shkëlqeu në dy fushata të fuqishme; në atë të 3 qershorit 1917, ku u grumbulluan për mbrojtjen e Shqipërisë, 150 mijë dollarë, si dhe në organizimin e Huasë Kombëtare, ku u mblodhën më shumë se 197 mijë dollarë.

Kur po luhej drama më e dhimbshme e Kombit shqiptar, u mblodh në Londër Konferenca e ambasadorëve për të caktuar fatin e Shqipërisë, nën kryesimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Gray. Shqiptarët, nga të gjitah anët  e Amerikës,  të udhëhequr e të frymëzuar nga Vatra, filluan ta bombardonin Konferencën me qindra e mijëra kabllograme, sa Sir Edëard, i tha një miku të Shqipërisë:”Thuaju shqiptarëve që të mos prishin shumë para për kabllograme pasi ne e dijmë se Korça dhe Gjirokastra janë shqiptare dhe jo greke.”(Citim: Peter Ktona”Misioni i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dje dhe sot”). Mirëpo Vatra nuk mund të flinte e qetë kur grekët po punonin fort për të bindur ndërkombëtarët se Korça dhe Gjirokastra ishin greke.Për këtë qëllim Vatra dërgoi në Evropë Fan Nolin dhe Faik Konicën dhe nisi të mbledhë mijëra nënshkrime të orthodoksëve. Me këtë rast të gjithë shqiptarët e Amerikës u nënshkruan orthodoksë. Vatra ia arriti të mposhte propogandën e sofistikuar greke, dhe ia arriti të fitoi.Në maj të 1913-ës Shqipëria u njoh si shtet i pavarur me garancinë e Fuqive të Mëdha. Me 17 Dhjetor 1913 Komisioni lëshoi raportin, i cili u nënshkrua më vonë në Firence, i njohur si Protokolli i Firences, që la jashtë trungut Kombëtar, Çamërinë dhe Kosovën.

Fan S Noli u kthye nga Evropa më 1915 dhe e gjeti Vatrën të organizuar mirë dhe me 80 degë, gazeta Dielli dilte e përditshme nën drejtimine  Kostë Çekrezit.

Takimi i Nolit me 4 korrik 1918 me presidentin Amerikan Wilson, ishte një rast i artë për të marrë fjalën presidentit amerikan për t’i dalë krah Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Dhe po të mos ishte presidenti Wilson, fati i Shqipërisë do të ishte në udhëkryq.

Vatra e tregoi fuqinë e saj në konferencën e Paqes, ku organizoi mbrojtjen e Shqipërisë. Aq e ndjeshme ishte lufta e Vatrës, sa kryeministri grek deklaroi:”E vetmja pengesë që hasi Greqia për Vorio Epirin ishte Federata Vatra.”

Vatra nuk e ndërpreu luftën për shpëtimin e Shqipërisë. Bindja se Shqipëria do të shpëtonte dhe se pavarësia do të rikthehej, ishte aq e fortë sa Vatra nisi përgatitjen e grupeve të ushtarëve vullnetarë për t’i dërguar në Shqipëri. Federata mori me qera mjedise në Boston ku stërviteshin vullnetarët, bijë e vatranëve, të cilët më 1920 nën drejtimin e Aqif Përmetit shkuan në Shqipëri, dhe morën pjesë në Lufëtn e Vlorës dhe në ruajtjen e kufijëve me Greqinë. Ishin 200 vullnetarë, të cilët u shoqëruan edhe nga banda e Vatrës e drejtuar nga professor Thoma Nassi.    Vatra kishte pjesën e vet edhe në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Nëse nuk do të ishte Vatra qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës do të ishte në hall të madh me arkën e shtetit bosh.

Është Vatra ajo që përmes kryetarit të saj, Imzot Nolit, do të siguronte edhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Bëmat e Vatrës është vështirë që të numërohen; janë të shumta.

Vatra i shërbeu shteti të tri edhe në fushën e kulturës dhe të arsimit duke shtypur e dërguar falas në Shqipëri më shumë se 120 mijë libra për nevoja të shkollave shqipe.

E gjithë jeta e Vatrës, me gjithë zig zaket e saj, është e mbushur me faqe të çmueshme të shërbesës kombëtare dhe përkushtimit atdhetar. Vatra ka kaluar vështirësi të mëdha, edhe për shkak të qëndrimit të saj nacionalist, antikomunist, por  ajo mbijetoi për meritë të përkushtimit dhe të frymës rilindase që ajo trashëgoi. Pas shkëlqimit në 30 vitet e para të shekullit XX, ajo mbijetoi dhe hyri në shekullin e XXI me shpresa ringjalljeje. Që në fund të viteve ’70 dhe në mes të viteve ’80 ishte dhënë alarmi për të dalë nga gjendja e paralizës ku kishte rënë Vatra, por u desh 100 vjetori i themelimit që shpresa për ringjallje të konkretizohej.

I takon këtij kuvendi që të bëjë analizë realiste dhe të përcaktojë piketat për të ardhmen duke e kthyer Vatrën në kuptimin real, leksikor që përmban fjala që ka pagëzuar këtë bashkim të shqiptarëve të Amerikës, fjala “Vatër”.

Duke vlerësuar puën e çmuar të vatranëve të vjetër që e mbajtën me mundim e përkushtim çelë derën e saj, brezi i ri që ka vërshuar kohët e fundit duhet të përgatitet, që të marrë përsipër detyra që ta kthejën Vatrën në nivelin e kohës dhe të kujdesen që ajo të mos shuhet dhe fryma e saj të ngrohë shqiptarët e Amerikës për t’i shërbyer Kombit.

Ky Kuvend i ka të gjitha mundësitë që të orientojë vatarnët drejt një të ardhmeje më të mirë për të pasur një federatë të fuqishme.

Udhë të mbarë Kuvendit të Vatrës!

 

Z. AGIM KARAGJOZI, QYTETAR NDERI I GJIROKASTRËS

$
0
0

Qyteti i lindjes e ka shpallë z. Agim Karagjozi”Qytetar Nderi të Gjirokastrës”. Ky është një vlerësim i merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar qytetin me përkushtimin e tij atdhetar. President Nderi i Vatrës, për dy dekada kryetar i Vatrës, dhe për 55 vjet vatran, ai të gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes Kombëtare.

Z. Karagjozi i tha gazetës “Dielli” se ky është nderi më i madh që i është bërë në jetën e tij, është  një vlerësim që e ka gëzuar shumë. Ai ka marrë tituj e mirënjohje të shumta nga organizata dhe individë; nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, përfshirë dhe dekorimin me “Urdhërin e Artë të Shqiponjës” nga Presidenca e Shqipërisë apo nderimi nga Bashkia e New Yorkut, por ky nderim nga Gjirokastra e ka emocionuar shumë. I ndjehem mirënjohës Gjirokastrës, tha ai.

Gjirokastra ka nderuar me këtë titull personalitete të larta të kulturës  si: Shkrimtaren antikomuniste Musine Kokalari, Gjuhëtarin Eqrem Çabej, shkrimtarin Ismail Kadare,ish kryeministrin e Italisë Romano Prodi, presidentin grek Karolos Papulias, pedagogun Muzafer Xhaxhiu, gazetarin Agron Çobani, akademikun Rexhep Qosja, ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj e të tjerë

 

”DY HEROINA SHQIPTARE”

$
0
0

NGA ARKIV I DIELLIT/

Duke përgatitur lidhjen e koleksionit të Gazetës Dielli për vitin 1984 më ra në sy titulli hapës i faqes së parë të numrit 14 (Viti i 75-të i botimit), tetor 1984, i edituar atëherë nga ish gazetari i Zërit të Amerikës, mjeshtri i penës që shkruante me frymën e rilindasve, Xhevat Kallajxhiu, ish kryeredaktor i Gazetës Demokratia e Gjirokastrës në vitet ’30-‘40 të shekullit të shkuar. Ishte viti i tetë që Kallajxhiu editonte Diellin; e kishte pranuar thirrjen e Vatrës më 1 tetor 1976.
Gazeta e tetorit ’84 hapej me aktin e dy motrave Zamira dhe Isabela Islami, të cilat kishin kapërcyer detin me not dhe kishin kaluar në Korfuz, ku ishin dorëzuar tek autoritetet greke. Motrart kishin shpëtuar vetë nga vuajtjet e ferrit komunist, por vëllai i tyre, Klementi kishte humbur jetën. Dielli e përshkruan aventurën e dy motrave nëpër dallgët e detit, aventurë që kishte zgjatur 12 orë. Pena e Xhevat Kallajxhiut e përshkruan aktin e tyre heroik dhe i cilëson ato si “dy heroina.”
Humbjen e vëllait, Kelmendit, Dielli e përshkruan kështu: Që të tre notuan pranë njëri tjetrit gjer në afërsi të Korfuzit, por atje nga korrentet e detit, e humbën njëri-tjetrin. Zamira dhe Isabela u gjetën dhe u muarën nga një Jaht Italian, i cili i çoi në Korfuz. I vëllai, mjerisht nuk u gjet dhe nuk dihet se si përfundoi fati i tij.
Duke u përpjekur të sjellë detaje, Dielli shkruan: Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim.
Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmëruan nga Agjensitë dhe gazetat e Greqisë dhe të shumë vendeve të tjera të Botës, njoftonte Dielli. Gazetat botuan me tituj të mëdhenj hollësirat e arratisjes dhe intervistat si dhe fotografitë e këtyre dy heroniave shqiptare.
Kur Dielli botonte këtë koment për “Dy heroinat” njoftonte se ato ndodheshin përkohësisht në Athinë dhe pritej që të vinin shpejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Dielli paralajmëronte se ato do të vendoseshin për ca kohë në Detroit , ku ndodhej daiu i tyre (në fakt i priti djali i xhaxhait të nënës), zoti Isuf Selenica bashkë me familjen e tij. Në fakt motrart mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 dhjetor 1984 dhe u vendosën për gjashtë muaj në Detroit për të kaluar më pas në Washington.
Dielli shfaqte shpresën se për zonjushat Zamira dhe Isabela do të shkruante sërish dhe shtonte: Për tani kufizohemi vetëm duke i uruar që t’i marrë fati për mbarë!
Motrat Zamira dhe Isabela i përkisnin një familje atdhetare që kishte dhënë shumë për Kombin, kishin dhënë kontribut për krijimin e shtetit shqiptar, si nga nëna ashtu edhe nga baba, por regjimi komunist i masakroi, pushkatoi, burgosi, internoi. Edhe gjyshja 90 vjeçare ishte internuar, edhe prindërit dy here. Vetë motrat kishin kaluar 10 vite internimi para arratisjes,ndërsa vëllai, para arratisjes kishte qenë në burg për “agjitacion e propogandë”. Pikërisht kur ishte arrestuar i vëllai ato ishin internuar në Çermë të Lushnjës (dalip Greca)

CARRIE HOOPER- NË SOFRËN POËTIKE TË DIELLIT

$
0
0

E ftuar në Sofrwn Poetike të Diellit, është mikja amerikane e shqiptarëve, poetja, pedagogia, këngëtarja, Carrie Hooper. Poezitë që na dërgoi janë përjetime nga takimet me shqiptarët.

DEGJOVA NJË KOR SHQIPONJASH/

(E shkruar pasi dëgjova fëmijët e shkollës shqipe në Bronx të Nju Jorkut duke kënduar)

Dëgjova një kor shqiponjash./
Me tinguj melodiozë/
flamurin kuqezi/
Qëndisën./

Zërat e tyre të pastër /
Kosovën e dashur lartësuan,/
Adem Jasharin nderuan,/
Shqipërisë nënë i kënduan./

Dashurinë e tyre ndjeva
Për mëmëdheun e largët.
Ndërsa këngët
Veshët e mi përkdhelnin,
Me sytë e zemrës sime pashë
Tokën e shqiponjave.

DUKE ECUR NË NEW YORK

(E shkruar duke menduar për pasditen në fillim të qershorit 2012 kur po shkoja më këmbë te Port Authority në qytetin e Nju Jorkut. Ditën përpara kisha bërë një intervistë për një film shqiptar.)

Pasditja e nxehtë
Më shtyp.
Rrugët njujorkeze gumëzhijnë.
Një kope njerëzish
Dyndet
Kush e di se ku?

Nga autoparlantët
E dyqaneve
Një muzikë shurdhëruese
Veshët bombardon.

Dhe ja ku jam
Në mes të kësaj gjallërie
Që më shtyn përpara
Drejt qëllimit tim.

MËSUESJA VIOLETA

(E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx të Nju Jorkut)
Me lumturi shpërthen ti
Duke mësuar
Shqiponjave të vogla
Leximin dhe shkrimin
E gjuhës hynjore shqipe.

Me pasion të zjarrtë
Kumbon zëri yt
Kur fëmijëve u bën thirrje
Sa më bukur të shkruajnë
Dhe Të lexojnë.

Në zemrat e të vegjëlve,
Farat e para
Të gjuhës mëmë
Mbjell.

Por edhe ti
Një fëmijë
E klasës së parë
Je bërë
Për t’u liruar
Nga prangat e padijes
Që të kanë penguar
Në komunikimin
Sa më të bukur
Të Gjuhës sate.
Lum ti,
Manushaqe e vyer!

NJOMZËS

(Njomza është kameriere në restorantin Giovannis në qytetin e Nju Jorkut)

Si një luledielli
Në lulëzim të sipër je,
E vaditur
Me zgjuarsi.

Në zërin tënd dëgjohet
Një melodi e butë.
Me zemërbardhësi
Zoti të ka veshur.

TE RESTORANTI GIOVANNI’S NË BRONX TË NJU JORKUT

Me buzët në gaz
Punonjësit të përshëndesin
Si të kishin njohur
Gjithë jetën.

Si mik i vjetër
Të mirëpresin.
Si familjar
Të përqafojnë.

Me bujarinë shqiptare
Të shërbejnë ty.
Me ushqim të shijshëm
Dhe biseda gazmore,
Shuhet meraku.

Do të gjesh
Te Giovannis
Shtëpinë tënde.

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha

$
0
0

Nga tregimi i Enver Shaskës: Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet …/

Nga Dalip GRECA */

Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s’mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s’e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, – më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. – Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s’kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. – Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t’ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s’kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid’hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s’po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç’do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç’të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç’do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre… Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç’do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se “do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi”. Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: – Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t’ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju… Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. – Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S’kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit… Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s’ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s’ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s’ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t’i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: – Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori…! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid’hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, – e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: “Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t’ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin”. “More djem, emigroni se nuk ka luftë!” Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: – Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: “More djem! Emigroni se s’ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s’ka luftë”! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: “Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s’ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s’donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanët e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur. (Vijon)

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet

Nga Dalip Greca Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s’mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s’e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, – më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. – Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s’kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. – Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t’ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s’kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid’hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s’po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç’do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç’të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç’do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre… Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç’do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se “do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi”. Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: – Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t’ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju… Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. – Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S’kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit… Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s’ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s’ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s’ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t’i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: – Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori…! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid’hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, – e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: “Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t’ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin”. “More djem, emigroni se nuk ka luftë!” Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: – Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: “More djem! Emigroni se s’ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s’ka luftë”! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: “Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s’ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s’donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanët e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur.

Enver Shaska ka një album të tërë me fotografi që përjetojnë 5 vjetët e qëndrimit në Gjermani, në kompaninë 4000. Duke u ndalur në secilën prej tyre ai kujton miqtë që i mbetën nëpër malet e Shqipërisë e të tjerë që u çuan në plumb a në litar nga gjyqet e regjimit komunist. Në njërën fotografi ndalet gjatë dhe duket se përhumbet për pak çaste.

- Këtu jam me mikun tim, Din Lusha. Më tregon Shaska dhe qëndron gjatë me sy mbi foto.

- U vra në Shqipëri, – thotë. Më është dhimbsur shumë.

Pastaj tregon të tjerët: Ai është Isuf Dema, ai tjetri, Xhemal Laçi, ja Nuri Risilia, ky është Shaban Kruja, ai Kalem Sina nga kodrat e Lushnjës, Liman Kurti, ishin djem trima, që nuk u trembej syri.

Më pas tregon për Rexho dhe Haki Gabën, për Safet Likën, që u hodh me parashutë në zonën e Kavajës së bashku me Shërbet Leçinin.

Unë kam një shok që e vizitova para pak kohësh, Muço Hasani ia thonë emrin. Ishte me ne atje në kompaninë 4000. Më kujtohet kur e pyesnin oficerët:

- Ti, e ke përdorur parashutën ndonjëherë?

Ai qeshte dhe ia kthente përgjigjen fët e fët oficerit:

- Unë s’kam hipur asnjëherë në aeroplan, ti më thua a e ke përdorur parashutën! Nga do të hidhesha kur s’kisha hipur në aeroplan?

- Po si do të bësh?

- Ja do të mbyll sytë e do të hidhem.

Dhe u hodh i shkreti. Dhe si ai plot të tjerë. Pati nga ta që thyen këmbë e duar. Disa shpëtuan dhe luftuan, disa mundën të dilnin nga kurthet që i gjenin të ngritura sapo zbrisnin në Shqipëri, shumë edhe u vranë, disa u zunë, e iu bënë gjyqe nga komunistët. Ca i pushkatuan, ca i varën në litar. Kështu, gjithë ato ngjarje. Ne pritnim. Mirëpo, që kur u kap me kurth prej sigurimit Hamit Matjani, i cili u var në litar, puna ndryshoi. Ai telegrafisti që jepte informacionet, Tahir Prençi, ka qenë në kompaninë time. Ai kishte ardhur nga Greqia.

Ne, – thotë Shaska, – i ndiqnim me ankth ngjarjet. Shumë lajme mbërrinin në formë jehone a thashethemesh. Kështu p.sh. kishte nga ata që mendonin se Prençi qe njeri i komunistëve, por shumë nga ne nuk e besonim. P.sh., thuhej se parulla që na kishin dhënë, ishte e njohur.

Në bazë të një marrëveshjeje me amerikanët, në rast se kapeshim, duhet të kërkonim batanije dhe rripa oficerësh. Kjo kërkesë nënkuptonte se Sigurimi na kishte zënë. Prençi, me sa mësuam, këtë mesazh e ka dhënë, por ka kërkuar dhe dërgimin e Hamit Matjanit. Unë, – thotë Shaska, – kisha dëgjuar se Hamiti pati shkuar në Athinë dhe qe takuar me Nuri Plakën. I ka pasur thënë atij:

- Sepse po më vjen era kjo punë, kam një parandjenjë, por nuk them dot jo. Megjithatë unë do të shkoj. Po, në rast se të thonë edhe ty të vish, mos iu bind parullës së njohur. Parulla ime dhe jotja është kjo… dhe i kanë dhënë njëri-tjetrit një parullë që e dinin vetëm ata të dy. Pra morën një masë sigurimi sipas një marrëveshjeje miqsh, por që të dy nuk shpëtuan, njëri ra në kurthin e përgatitur nga Sigurimi shqiptar dhe KGB-ja ruse, siç dihet në mes ishte kryeagjenti i sovjetikëve, anglezi spiun, Kim Filb.

- Mos shko me parullën që do të të japë misioni, – e kishte porositur Hamiti mikun e vet, tek do të ndaheshin.

Janë ndarë me njëri-tjetrin. Hamitin e kapën në Shqipëri. Nuri Plakën e kërkuan me radio, gjoja sikur Hamiti e donte që të ishte atje. Ky, vetë i 7-i niset. Kur zbresin, si parullë sigurimi jep parullën e misionit e, siç zunë Hamitin, donin të zinin edhe Nuriun.

- Jo, jo, – thotë Nuri. Jo atë parullë, por parullën që kam lënë me Hamitin në Athinë, kur jemi ndarë herën e fundit.

Aty plasi pushka dhe u vranë shumë. Aty u vra dhe Nuri Plaka. Sa vinte dhe po keqësohej puna. U ftoh lufta. Ne ishim viktima të lojës së Filbit me të tjerë.

E pyes Enver Shaskën:

- Këto humbje të njëpasnjëshme, kurthet, ku binin shokët tuaj sapo shkelnin në Shqipëri, tek ju nuk krijonin dyshime?

- Së pari lojën nuk e komandonim ne. Së dyti, ishte ideali për të rrëzuar komunizmin që na mbante atje. Mirëpo e keqja ishte se ata që na komandonin, thoshin se dhe të vdekur ne do t’ju hedhim atje, që të ngrinin popullin kundër qeverisë. Në fakt kishte dhe ca gjëra që ne i shihnim se nuk shkonin.

- Çfarë, a mund të përmendni disa nga ato, që po i quani “gjëra që nuk shkonin?”

- Shpesh plasnin grindje. Ata kishin dhe mënyra të tjera e na ngatërronin me njëri-tjetrin. Nuk e di pse kam ende mendimin se ata donin, pa na mbanin të përçarë. Po të donin ata, ne as përçarje nuk do të kishim, por them se donin të na mbanin ashtu.

Nga Kanadaja në Amerikë, nga Parisi në Stamboll

Dështimet e njëpasnjëshme e bënë të pamundur vazhdimin e misionit. Shaska kujton se më 1955 u largua nga Gjermania. Jeta e emigrantit kalon në peripeci të tjera. Ai u vendos në Kanada, ku kaloi jo pak, por pesë vjet, sa ç’kishte kaluar në Gjermani, po aq dhe në Itali. Vetmia po e lodhte ndaj kërkoi një strehëz të re. I kërkoi ndihmë vëllait që kishte në Detroit, Tajarit. Ai nuk ia bëri fjalën dysh, ia përgatiti dokumentet dhe Enver Shaska e la Kanadanë. Kemi pasur mikun tonë Muhedin Haxhinë, djalin e Osman Haxhiut, që jetonte në Nju Jork. Muhedini ishte shumë njeri zotni me plot kuptimin e fjalës. Ai i thotë vëllait tim:

- Dërgoma Enverin këtu, se unë jam fare vetëm e s’kam njeri. Të motrën e Muhedinit e kishte grua xhaxhai im i vogël, Refati, e kështu kishim lidhje familjare me të.

- Po Refati, mbeti në Shqipëri?, – e pyes.

- Refati ka histori të gjatë, por po i bie shkurt. Ai qe arsimuar në Itali dhe e donte kulturën italiane, jo fashizmin. Kur kishte shkuar në Shqipëri në kohën e fashizmit dhe kur e kishin pyetur se ç’është fashizmi për ju, ai qe përgjigjur: Italianët e mirë nuk janë me fashizmin? Pasi mbaroi punë shkoi prapë në Itali, por s’kaloi shumë kohë dhe e arrestuan. E mësoi vonë arsyen: Ata miqtë, që e provokuan dhe që hiqeshin si antifashistë, e kishin spiunuar tek fashizmi. Gjyqin ia bënë në Shqipëri. Bëri 7 muaj burg i gjori.

- Të kthehemi tek tregimi juaj, kur e latë Detroitin?

- Vëllai më tha të shkoj tek Muhedini në Nju Jork dhe erdha. Kur erdha këtu, prapë e ndieja vetminë. Ende isha i vetëm, s’kisha krijuar familje. Muhedin efendiu m’u qep duke më thënë të martohesha. Unë kundërshtoja:

- Aman Muhedin efendi, miu s’ka vend për vete, ju thoni merr dhe kungullin për mbrapa. Ku të martohem?

- Familja ka kismet, – këmbënguli ai dhe pa pritur vendimin tim, nisi përgatitjet.

Ky mbante korrespondencë me Rexhep Radomirin, një oficer të Zogut që ishte në Stamboll, e i thotë se po të dërgoj një djalin e mikut tim aty e të interesohesh që t’i gjesh një vajzë të mirë shqiptare.

- Do të të ndihmoj, dërgoma, – thotë ai, – nise për në Stamboll.

Muhedini kishte të vëllanë në Paris. Ishte viti 1966. Shkova në Paris dhe e takova. Në Paris u takova dhe me djalin e Abaz Kupit, Petritin, dhe Galip Haxhiun, të dy, më morën për darkë.

U thashë:

- Mirë, unë do të vete në Stamboll, po nuk di asnjë fjalë turqisht.

Ata më shpjeguan rrugën që do të ndiqja në Stamboll. Petriti më tha që të mos bëhesha merak, po me të parë një ëmbëltore të futesha brenda dhe të flisja shqip. Filloi ky të tallej me mua, – mendova unë. Shkova në Stamboll, asnjë fjalë nuk kuptoja. Fjala e Petritit m’u kujtua dhe qëndrova para një ëmbëltoreje, pashë të zotin nga xhami dhe m’u duk fytyrë shqiptari. Mora një syltijash, u ngrita e pagova. I them atij dyqanxhiut:

- Mos je shqiptar? Ai praf, u ngrit në këmbë.

Aventura në Turqi ka zgjatur gjatë dhe Shaska përmes një humori të hollë tregon se si u end nëpër Stamboll dhe se si e refuzoi vajzën e parë që i rekomanduan, e më pas në çastet kur i ishte sosur durimi e do të merrte rrugën e kthimit, i ishte shfaqur në ëndërr, ku i ishte lutur: “Enver mos ik dhe për 5 ditë” dhe ngriti duart. U ngrita pak i nevrikosur dhe thashë me mend se do t’ia shpija në vend vëllait këtë fjalë e nuk do të nisesha. Do të rri edhe 5 ditë. Do ti, në ato pesë ditë e gjeta gruan. Këto janë gjëra që njeriu… pse thonë fat, rrisk. U martuam. Shkuam në ambasadën e Amerikës.

Po aventura përsëri nuk u sos aty. U deshën muaj që gruaja të vinte në Amerikë, dokumente, letra dhe Shaska tregon se si u kthye dhëndër pa nuse në Nju Jork. Pas ca kohësh nusja do të udhëtonte drejt Amerikës. Çifti Shaska ka dy fëmijë, një vajzë, që është detektive e policisë dhe djali që punon në Las Vegas.

Kur u ktheva në Vlorë, u thashë: Ja, unë jam ai “krimineli”…

E kthej bisedën përsëri tek akuza që i bënë Enver Shaskës, duke e shpallur armik dhe kriminel. Ai ma kthen me një herë: Të flas sinqerisht, nuk kam vrarë njeri. Po të tregoj një sekret: Kishim dalë në luftë më 1944 për të luftuar gjermanin që na kishte zaptuar vatrat. Koha dhe politika na vuri dhe përballë komunistëve. Nga nëna kishim një kushërirë që, rahmet i pastë shpirti, kur u nisëm për në çetë, na porositi: “Amani Enver, amani Tajar, mos vrisni njeri me duart tuaja!” Ne patëm fat të madh, se po të të vrasin, edhe do të vrasësh. Na u vra një djalë, që s’e kishim as vëlla, as xhaxha, as kushëri. Në luftë kishim luftuar sa kishim mundur, po njeri të kemi vrarë, të kemi dalë shahit për ta vrarë njeri, apo të kemi zhdukur njeri, ju jap fjalën e nderit, ju betohem, nuk e kemi bërë. Ua thashë dhe në Shqipëri. Ne të dy vëllezërve na kishte bërë Kadri Hazbiu kriminelë lufte. Çfarë krimineli lufte isha unë 22-23 vjeç djalë? Ku kisha marrë unë pjesë në ndonjë qeveri a në ndonjë komandë? Unë isha aq i ri, isha pas xhaxhait tim e s’kisha bërë ndonjë krim. Kur vajta në Vlorë, pas demokracisë, më 1993, më kishte vdekur një hallë. Kjo ishte vajtja ime e parë. Atje ishin shumë njerëz. Më thotë një njeri që e kishim edhe mik dhe e kam pasur edhe shok se kemi qenë bashkë në liceun e Korçës, Vendigjar Hamzaraj i thoshin. Ai, sa më pa mua, u ngrit në këmbë e më tha:

- Enver, si je e si shkon?

- Mirë, – i thashë unë. E kisha harruar se kishin kaluar 50 vjet.

Tha: – Më njeh mua?

- Jo! – ia kthej unë.

- Po unë, pse të njoh ty?

- Po ti e more vesh që erdha me këta të mitë këtu. Pastaj unë një jam, ju jeni shumë. Më tha:

- Unë jam Vendigjari. Ai kishte qenë edhe me komunistët, po më pas komunistët e futën në burg. Pra gjysma mi e gjysma zog. Tha:

- Qenke zbardhur fare. Kurse atij i kishin rënë fare flokët. Aty ka plasur një gaz.

- Po, – i thashë unë. Jam zbardhur, kurse ti nuk paske hiç.

Gjeta rastin më të volitshëm dhe ia plasa atyre atje:

- Si është e mundur të më bëni kriminel lufte, pa bërë asgjë? Ja tek jeni ju këtu. Më merrni e më shëtisni në të katër anët e Vlorës. Po doli një njeri që të më thotë se ti Enver Shaska më ke bërë këtë gjë, jo ju të huajt, por edhe të mitë të më pështyni, – u thashë.

Ata heshtnin. Veç më dëgjonin.

- Po kjo është poshtërsia më e madhe, që t’i ngarkosh një njeriu atë që s’e ka bërë kurrë, – shpërthen së brendshmi Enver Shaska dhe vazhdon rrëfimin:

Kur vajta në Vlorë, që nga Skela e te vëllai im, lart, isha me disa shokë e miq që donin të më përcillnin.

- Jo, jo, – u thashë. S’dua njeri të më përcjellë. S’kam vrarë njeri e s’i kam hak njeriu që të më zërë rrugën.

Ishte natë, tre sahatë pas mesnate. Kam ca dajo të mi në Gumenicë.

Vjen një djalë. Komunistët i kishin vrarë babanë atij. Ky më kërkon të shkoj atje në fshat se e kishte kërkesë nga vëllai i madh. Vëllai im dhe nipi i vëllait ma bëjnë me shenjë: Mos, se është rrezik andej.

- Po, nesër vij, – i thashë.

Vajtëm deri në Kotë e kaluam në Gumenicë. Më pritën si jo më mirë. S’më gjeti asgjë. Mirëpo një fshatar igumeniciot në Tiranë, kur i thashë se isha në Gumenicë, u habit e më tha:

- Si more vajte në Gumenicë!?

- Pse, more!? – i thashë. Unë s’kam bërë krime e s’kam vrarë njeri. S’kisha frikë prej njeriu që të më zinte rrugën.

- Ç’peng ka në zemër Enver Shaska.

- Kur kemi ikur nga Shqipëria, në atë kohë ishim në Tiranë. Familja jonë kishte ikur nga fshati në Vlorë e pastaj në Tiranë. Në Tiranë mbaj mend disa kujtime nga nëna e babai. Nënës, kur ajo deshi të na puthte, vëllai i madh i vuri dorën para fytyrës.

- Hiqe mendjen nga të mëdhenjtë, kije mendjen tek këta të vegjlit. Ajo i tha:

- Mos Tajar, se unë jam nënë.

Unë e lashë të më puthte. Babai im, xhaxhai tjetër, Hakimi, duke ikur i tha:

- Hakim! Keni shkuar me kokën lart, mos shkoni me duar lidhur e mos u dorëzoni.

Xhaxhai i tha: – Po këta? – për ne dy vëllezërit.

-Në qoftë se janë djemtë e mi, le të vriten, në qoftë se i ka zënë e ëma me ndonjë evgjit, le të dorëzohen.

Ky moment ishte i gushtit të 1944-ës dhe s’u pamë më. Për një natë kemi qenë në shtëpi. Ne do të iknim ku të na binte koka, po jo të dorëzoheshim. Që në gusht e deri më nëntor, nuk i pamë nënë e babë. Një natë i pamë. Fjalët e fundit të babës tim kanë qenë këto: “Vdisni e mos u dorëzoni!” Kemi shkuar me kokën lart dhe s’e mbaj mend më as nënën e as babën. Babi vdiq pas 2-3 vjetësh. Vdiqën njëri pas tjetrit, punë muajsh. Kur vdiqën, me anën e Kryqit të Kuq kemi marrë një letër nga një dhëndri ynë ku na thoshte se vdiq babai. Ky është peng, të vdesin e të mos i shohësh të shtrenjtit e tu.

- Kur keni shkuar për herë të fundit në Shqipëri?, – e pyes Shaskën.

-Pas ‘93-shit kam qenë dhe dy herë, më 1995 dhe më 1997. Më vdiq vëllai këtu dhe shkuam për ta varrosur atje. Gruaja e tij vdiq më 17 dhjetor të 1996-ës. Vetë vdiq më 26 janar të 1997-ës, për një muaj. Kur i vdiq e shoqja, vajtëm atje dhe djali i saj erdhi prej Shqipërisë, e mori dhe e çoi të ëmën në Shqipëri. Unë e kam marrë në shtëpinë time prej Detroitit. Ai vuante prej zemrës dhe doktori tha se po e çuat me aeroplan, do të vdesë. Unë i thashë të birit që kur ta shoh që bëhet keq, hajde ti. Ka ardhur i biri. Pasi ndenji një çikë me të, u ngrit.

- Tajar ku vete?

- Ja, more, – më tha, – po më thërret. E kishte fjalën për të shoqen. Ne pamë njëri-tjetrin. Mirëpo gjithnjë thoshte që ta varrosnim në Kocul, në fshat. Eh, vendlindja nuk të lëshon.

Legalist i përjetshëm

Shaskajt kanë qenë të lidhur me Mbretin, jo vetëm pse Sadiku qe deputet, por edhe më vonë ç’erdhën, i qëndruan besnik Mbretit. Enveri thotë se referendumi u fitua, por komunistët manipuluan. Edhe fqinjët nuk e deshën një fitore të tij, pasi atyre u vret veshët Shqipëria etnike. Grekët s’kishin interes. Bile në Dropull, Delvinë e në ato vende grekët kanë harxhuar shumë para që Leka të mos shkelte atje. ( Arkiv- Gusht 2008)

 

 

 


KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK KREU HOMAZHE NË NDERIM TË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA

$
0
0

Të martën pasdite nga ora 2 deri në 4 dhe në mbrëmje  nga ora 7 deri në orën 9.00, Komuniteti shqiptar në New York kreu homazhe pranë arkivolit të së ndjerës Manjola Mirkaj Libohova në Shtëpinë Mortore  Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Ishin qindra pjesmarrës të cilët kishin ardhë jo vetëm nga New Yorku, por dhe nga shtetet e tjerë, që i shprehën ngushëllime familjeve Mirakaj dhe Libohova.Lutjen fetare e kreu dom Gjergj Meta i ardhur nga Shqiperia.

Kishin ardhë ish bashkëvuajtësit e Lekës dhe Dolorezit, moshatarë të Manjolës, që qenë rritë bashkë në kampet e internimit dhe të përlotur i jepnin lamtumirën, nënës të dy vajzave të parritura, Manjolës, që iku në një moshë shumë të re nga kjo jetë, duke i lënë të pikëlluara bijat e saj, prindërit Lek dhe Dolorez, bashkëshortin, motrën, vëllanë, të gjithë familjen dhe të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin.

Të mërkurën në orën 11 para dite do të organizohet ceremonia e varrimit. Varrimi do të bëhet në varrezat Saint Charles, që ndodhen në adresën :

Saint Charles Cemetery at 2015 Wellëood Ave Farmingdale, NY 11735 .

 

 

LAMTUMIRË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!

$
0
0

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK I DHA LAMTUMIRËN MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!/

Komuniteti shqiptar në New York ka përcjellë të mërkurën, me 5 ershor 2013, për në banesën e  fundit 44 vjecaren Manjola Mirakaj Libohova, bijën e Lekë dhe Doloreza Mirakaj, bashkëshorten e Agjah Libohoves, nënën e dashur të Anës dhe Emës,Manjola Miraka Libohova. Cdo vdekje është e dhimbshme, por ikja e Manjolës ishte tepër e rëndë, përballja me sëmundjen e  rëndë, ishte një betejë e vështirë, që Manjola nuk mundi ta fitojë me gjithë kurajon e madhe, me gjithë dëshirën për jetën. Manjola u lind në kampin e internimit të Gradishtës  më 24 janar 1969 dhe ndërroi jetë me 31 maj 2013. Fëmijëria e saj u përballë me absurdin e diktaturës, ku në vend të lodrave i afruan apelin e detyruar. Në bisedat e moshatarëve të saj Hakik Mena, Sokol Kupi e të tjerë, të cilët janë rritur bashkë,kanë shkuar bashkë në shkollë, e kupton se cfarë vajze e rrallë ishte Manjola.

Esseja që përcolli Eugen Mërlika përmes gazetës Dielli ishte një homazh shpirtëror i përkryer, ishte një homazh që përcillte Manjolën, por që përgjithësonte të gjithë rininë nacionaliste të lindur dhe të vuajtur në kampet e internimit, ishte mesazh për të gjitha vajzat si Manjola.

Leka dhe Dolorezi gjejnë forca që ta përmbajnë veten dhe të presin ngushëllimet edhe të mërkurën në mëngjes në Shtëpinë Mortore Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Është momenti ndarjes më bijën e tyre të dashur, që e deshën aq shumë, që i dhanë gjithcka për t’ia lehtësuar sëmundjen, por që ja në ato caste u duhet të ndahen prej saj dhe i thonë nja dy fjalë përmes dhimbjes duke u përkulur mbi arkivol.

Më pas kortezhi i gjatë me shumë pjesmarrës i drejtohet Kishës St. Thomas, ku mbahet Mesha e Dritës, ku do të përcillen lutjet për shpirtin e Manjolës. Meshën e drejtoi Dom Nikolin Përgjini, i cili edhe vetë e ka përjetuar internimin dhe fjalët e tij depërtojnë në cdo shpirt që është ulur aty në ndenjëset e sallës së lutjeve. Ai kujton se si para katër vitesh Manjola përcillte mesazhe shprese tek përcillte njeriun e dashur të familjes,por ja, sot lutjet bëhen për shpirtin e  asaj vete, Manjolës. Predikohet shpresa dhe besimi për të kapërcyer dhimbjen.

Pas meshës një orëshe kortezhi merr rrugën drejt Varrezave Saint Charles Cemetery at 2015 Wellwood Ave Farmingdale.

Dom Nikolin Përgjini aty mbi varrin e hapur, ku është vendosë arkivoli me trupin e pajetë të Manjolës mban lutjen e  fundit. Dënesa dhe lot, pshertima dhimbjeje dëgjohen në turmë. Të gjithë vendosin lule mbi arkivol. Sa shumë lule! Lule ishte dhe vetë vajza e bukur e kampeve të internimit. Nëna Dolorez, i ka ulur sytë e përlotur mbi arkivol dhe përcjell dhimbjen. Leka, i ati vajzës, që ka përballuar situata të vështira në hetusinë  dhe burgjet e diktaturës, në kampet e internimit, dhe ka treguar karate te forte, arrin ta mbajë veten dhe përcjell tek pjesmarrësit e shumtë në varrim mesazhe falenderimi e mirësie. Pas varrimit familja shtroi drekën e fundit për Mnajolën!

Lamtumirë Manjola, vajza me karakter të fortë e kampeve të internimit! Shpirti në Paqë!

 

 

VETEM BARAZIM NE “QEMAL STAFA”, POR ENDRRA DREJT BRAZILIT VAZHDON

$
0
0

Ndeshja u mbyll, vazhdojne diskutimet ne studiot televizive, ne gazeta dhe rrjetet sociale. Ah, sikur! Cfarë? Sikur  kuqezinjtë të kishin qëndruar edhe 4 minuta! Mirëpo ajo që po e parandjenim të gjithë, … dhe të luteshim të mos ndodhte, na ra si bombë, norvegjezi më shtatshkurtër, gjuan i pambuluar brenda zonës dhe ëndrra për fitore kthehet në zgjëndërr. Ka vetëm barazim, edhe pse luajmë me treqendërmbrojtës pas nxjerrjes së Salihit dhe zëvëndësimin e tij më mbrojtësin Osmani. Pjesa e dytë s’ishte si e para, skuadra e ndjeu lodhjen,madje dukej e sfilitur

***

Valdet Rama ka qenë protagonist i Kombëtares shqiptare, në barazimin 1:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Qemal Stafa’, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014.

Mesfushori kosovar ndihet i lumtur për golin, por e zhgënjen rezultati, pasi që Kuqezinjtë po udhëhiqnin deri në minutat e fundit dhe ishin shumë afër një fitoreje mjaft të merituar.

“Kemi bërë një lojë të mirë, kemi qenë 1:0 deri në fund. Kemi pasur raste të shkonim në 2:0, por fatkeqësisht e morëm golin në fund”, deklaroi Rama pas ndeshjes së dytë të tij me Kombëtaren.

“Normalisht, për mua është një ndjenjë shumë e mirë që shënova gol, kështu që do ndihej çdo lojtar. Por, një fitore eventuale do të më sillte ndjenja shumë më të bukura. Jam shumë i kënaqur që e ndihmova skuadrën me këtë gol”, vazhdoi futbollisti i Real Valladolidit.

Pas gjashtë xhirosh të zhvilluara, Shqipëria gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara, një më pak se kryesuesi Zvicra. Rama beson ende në kualifikim.

“Jemi në vendin e dytë, e cila është një pozitë shumë e mirë për momentin. I kemi edhe ndeshjet tjera, do të luftojmë, duhet ta japim maksimumin dhe duhet të besojmë deri në fund”, përfundoi Rama, i cili ia kushtoi golin djalit të xhaxhait të tij.

De Biasi: Është për të ardhur keq, humbëm dy pikë

 

Gianni De Biasi ndihet keq që Kombëtarja shqiptare e pësoi një gol që mund të evitohej në fund të ndeshjes me Norvegjisë, me të cilën barazoi 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

Kuqezinjtë udhëhoqën deri në fund të takimit, kur e pësuan një gol, i cili ia mohoi dy pikë.

“Është për keqardhje, pasi mund të fitonim me rastet që patëm, një të pastër në pjesën e parë dhe një në të dytën me Salihin. Ju krijuam probleme atyre, ne po rritemi. Mendoj se ne humbëm dy pikë, me atë që e dhamë në fushë”, deklaroi trajneri italian pas ndeshjes.

“Megjithatë, besoj që skuadra bëri ndeshje të mirë, dha gjithçka që kishte. E vetmja e keqe është që luajtëm në qershor, në fund të sezonit, ndërsa ata ishin më të freskët, sepse e kanë nisur sezonin para katër muajsh. Përgjithësisht jam i kënaqur me paraqitjen”, vazhdoi De Biasi, i cili tha se në pjesën e dytë ekipi i tij pati një rënie, me ç’rast e pagoi këtë në fund.

Ai e përmendi faktin se Shqipëria e ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit, fakt të cilin e vlerësoi lartë, ndërsa shpreson që edhe në ndeshjet e ardhshme Kuqezinjtë të pësojnë pak gola.

Ai beson se Shqipëria ka të ardhme të ndritshme, pasi ka grup të lojtarëve të talentuar, të cilët sipas tij mund të rriten dhe mund të japin gëzime edhe më të mëdha në të ardhmen për vendin.

Ai ndihet mjaft i kënaqur me lojtarët që zbritën në fushë, duke i zëvendësuar mungesat, por e shqetëson vetëm forma fizike, e cila ndikoi në këtë rezultat.

 

***

Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh deri në minutën 87, por një pakujdesi në mbrojtje lejoi lojtarin më shtatshkurtër të norvegjezëve të shënonte me kokë golin e barazimit 1-1.

Kombëtarja jonë kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë (41’) me autor Valdet Ramën, i cili depërtoi nga krahu i majtë dhe goditi me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur portierin norvegjez. Në pjesën e dytë, kombëtarja u mbrojt shumë mirë dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitore, Norvegjia arrin të barazojë, duke shfrytëzuar pikën e saj më të fortë: goditjet standarde. Por, nuk ishte asnjëri nga shtatlartët lojtari që na ndëshkoi, por ai më shtatshkurti i ekipit, Tomas Hogli. Krosimi i Henrikssen nga këndi gjeti pikërisht numrin 2 të Norvegjisë, i cili gjendej krejtësisht i vetëm në qendër të zonës dhe me kokë mposhti Ertrit Berishën.

Jemi sërish në vendin e dytë. Shqipëria, ngjitet në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”, duke mbajtur vendin e dytë, pasi Islanda u mund brenda në shtëpi nga Sllovenia me rezultatin 2-4. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq për mënyrën se si erdhi ndëshkimi në minutën e 86-të, kur një mbrojtës shtatshkurtër norvegjez, i dalë në ndihmë të skuadrës së vet, shfrytëzon hezitimin e mbrojtjes sonë dhe barazon shifrat. Një ndëshkim që na kujton kohët e vjetra në fakt, kur e pësonim në fund. Megjithatë, barazimi nuk i mbyll rrugët e Shqipërisë për Botërorin 2014, teksa e sheh veten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Zvicra e kreut të grupit tonë. Natyrisht, pjesa e mbetur e garës do të jetë tepër e vështirë për vetë faktin, se do të luajmë tri ndeshje në transfertë dhe një të tillë në shtëpi. Tej asaj që u zhvillua në kuadratin e blertë mes dy skuadrave ndërkombëtare “Qemal Stafa” kishte marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përveç atyre 17 mijë tifozëve që kishin siguruar një biletë dhe patën fatin ta përcillnin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajtën frymën para ekraneve televizivë. Ishte momenti i së vërtetës, një sfidë kyçe dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuesesh të kuqezinjve tanë.

Stadiumi “Qemal Stafa”, aty ku u luajt ndeshja Shqipëri-Norvegji, ka marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përveç atyre 19 mijë tifozëve që kanë siguruar një biletë dhe kanë fatin ta përcjellin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajnë frymën para ekraneve televizivë. Eshtë momenti i së vërtetës, një sfidë kyçe dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuese të kuqezinjve tanë. Një fitore ndaj Norvegjisë do të thotë një hap tjetër i madh drejt përmbushjes së ëndrrës së madhe, shkuarjes në finalet e Botërorit 2014, ndaj entuziazmi i tifozëve është i madh dhe i justifikueshëm. Të pranishëm në tribunën VIP është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

 

GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”

$
0
0

NGA DALIP GRECA/*

Është kënaqësi që t’ju raportoj sot në Kuvendin e riëprtëritjes dhe rigjallërimit të Vatrës si editor i Diellit. Është e fundmja e gazetave të Rilindjes Kombëtare, që vazhdon të jetë në botim. Ndërsa Vatra jonë nesër (28 prill)  ka ditëlindjen e 101, me 15 shkurt 2013, zëdhënësi dhe avokati i saj,  Dielli festoi 104 vjetorin e lindjes. Një ditëlindje që ia vlen ta festosh, ta kujtosh dhe të krenohesh, edhe pse ne nuk e festuam, thjeshtë e përkujtuam përmes vetë gazetës, ose thënë shkurt-gazeta uroi vetëveten.

Që t’ju raportoj se çfarë ka bërë Dielli, nuk mund ta nis nga sot,sepse Dielli i sotëm nuk ka kuptim pa atë të djeshmin, aq më shumë që ne kemi një masë të madhe vatranësh të rinj, që pak janë të njohur me historinë e Diellit dhe të vetë Vatrës. Pra më duhet të eci ca kohë pas, jo shumë, 104 vite të shkuara, me 15 shkurt 1909, kur Dielli nisi udhëtimin si organ i shoqërisë “Besa-Besën”, një nga shtyllat mbi të cilën u mbajt Vatra, kur u themelua me 28 prill 1912. Nuk dua t’ju shpenzoj kohë duke bërë histori, por publikimi i programit Kombëtar në numrin e parë të gazetës, dëshmon frymën dhe shpirtin rilindas të Diellit dhe kthjelltësinë e atyre që e drejtuan. Gjatë kohës që Dielli ishte gazetë e Besa-Besën kishte për editor burra fort të mençur të Kombit, si Fan Noli, Faik Konica, Efthim Natsi e Kristo Floqi. Imzot Noli editoi 69 numra të Diellit të Besa-Besës, Kristo Floqi, editori I fundit persa kohe ishte I Besa-Besën, editoi 59 numra dhe ustai I letrave shqipe,  Faik Konica 47 numra. Dielli i atyre viteve mbart gjurmët e drejtuesëve të vet dhe mbjelljes së farës kombëtare për bashkimin e shqiptarëve të Amerikës.

Gazeta u bë pronë e Vatrës pasi Besa-Besën u shkri në Federatën Vatra. DIELLI frymëzoi vatranët me frymën Kombëtare, aq sa ishin gati të jepnin edhe rrobat e trupit për çështjen kombëtare. Gazeta u priu fushatave Kombëtare të Vatrës duke kuvenduar  përzemërsisht me shqiptarët e Amerikës.

Ashtu si edhe vetë Vatra, Dielli nuk i shpëtoi mentalitetit dhe psikologjisë shqiptare, polemikave, deri në ekstrem. Kështu psh në kohën e çarjes së parë  të Vatrës, kur u shkëput fraksioni i Kristo Dakos, plasën polemikat e fuqishme mes “Diellit” dhe “Albanisë” të K. Dako, pa kursyer edhe Atin e Pvarësisë Ismail Bej Qemali. Kjo polemikë pati kundër edhe gazeta të tjera siç ishte “Koha” e Mihal Gramenos, I cili edhe ishte sponsorizuar nga Vatar, siç qe sponsorizuar edhe Atë Gjergj Fishta, Midhat Bej Frasheri e te tjerë atdhetarë.

“Dielli” e aso kohe u drejtuanga: Konica, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostandin Çekrezi (i takon atij merita e botimit të përditshëm të Diellit), Noli, Bahri Omari, Loni Kristo. Nëse do t’u drejtoheshim statistikave, kemi këtë tablo ; Bahri Omari , kunati i Enver Hoxhës, i pushkatuar nga ai vetë, editoi më shumë numra nga të gjithë,1074, Kostë  Çekrezi 241 dhe Fan Noli 137.

Dielli i është përmbajtur fryëmës Kombëtare, ç’ka ka karakterizuar vetë Vatrën.Në vitet 1920-24, gazeta mbështeti përpjekjet e Fan Nolit për zhvillimet demokratike, madje edhe Lëvizjen e Qeshorit dhe qeverinë e kryesuar nga Peshkop Noli. Dielli e mbështetur edhe nga  “Shqiptari i Amerikës”, që pat nisë botimin në Korçë më 1922, nën drejtimin e Loni Kristos si editor, ishin opozita e shtypit të kohës kundër qeverisë së Ahmet Zogu. Madje Dielli u ndalua që të hynte në Shqipëri, ndërsa Shqiptari i Amerikës u padit në Gjykatë, derisa u ndalua.

Drejtues të Diellit për atë kohë ishin: Andon Frashëri e Faik Konica, i cili krahas drejtimit të “Vatrës”, u zgjodh kryeeditor në Kuvendin e vitit 1923,duke patur si ndihmës /editor Andon Frashërin dhe Aqile Tasi. Kur  Partia Liberale e Nolit humbi zgjedhjet, lufta politike mori flakë. Megjithëse “Vatra” e përkrahu qeverinë e Nolit, “Dielli” i pat të ashpra kritikat ndaj saj. Me atë rast, Konica shkroi një perlë për kohën :“Komedia e partive, dhe rreziku që qëndron në derë të theatrës”, ku ndër të tjera shkruante: “Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s’ka vënt dhe trembem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vet-qojturve ‘udhëheqës’ do t’u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”.

Dielli si zëdhënëse e Vatrës, në vitet 1925-39,ashtu si Vatra vetë, përkrahu  politikën e mbretit Zog, duke lënë mënjanë liberalizmin demokrat të Nolit dhe përqafoi qëndrimin e krahut të djathtë të Konicës. Siç ka analizuar editori para meje, poeti dhe studiuesi Anton Çefa:” Ideologjia dhe politika e gazetës kaloi në anën e qëndrës së djathtë, gjë që u pasqyrua në qëndrimet promonarkiste, profashiste për një kohë të shkurtër, dhe antikomuniste.”

Humbja e Nolit në Shqipëri, ikja  e tij në mërgim, ndërkohë që kundërshtari i tij Ahmet Zogu e dënoi me vdekje në mungesë, krijoi probleme mes vatranëve dhe e ndau federatën në dy kampe. Vatra zyrtare i ktheu kurrizin Nolit dhe çdo gjë u përqëndrua në duart e Konicës nga viti 1926, ku ai u bë Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Amerikë, Dielli ashtu si Vatra kishin një komandant, Faikun. Gazeta filloi ta godiste dhe krijuesin e saj Nolin, madje me artileri të rëndë. Fryma polemike u nxeh.Noli i përgjigjej me armë të të njëjtit kalibër përmes në gazetës“Emigranti”, që drejtohej nga editori i ardhshëm i Diellit, Qerim Panariti dhe botohej në Worchester, Mass., si dhe në “Liria Kombëtare” që botohej në Vjenë, e më pas në “Republika”, në Boston. Polemikat zgjatën deri në vitin 1937. Në ato vite Diellin e editonte “nxënësi i bindur” Konicës, Nelo Drizari, që kishte kryer studimet për gazetari dhe kishte botuar Gramatikën dhe Fjalorin shqip-anglisht. Drizari e bëri fakt të kryer pajtimin e Diellit dhe të Vatrës me Kryepeshkopin përmes artikulli “Ungjillori i shqiptarëve”.

Ashtu si Vatra nuk shpëtoi dot nga përçarjet, edhe zëdhënësi dhe avokati i saj , Dielli, nuk pati imunitet nga sherret. Ashtu siç ishte përça në gusht të vitit 1917, kur ish kryetari dhe editori i Diellit Kristo Dako,që i shkëputi Vatrës nja grup vatranësh të degës Westchester, e njëjta gjë ndodhi 19 vjet më pas, më 1936, kur Vatra u ca keqazi. U krijuan dy Vatra, një Boston, një në Detroit. Po ashtu u krijuan edhe dy gazeta Dielli, ajo e vjetra e Bostonit dhe e reja e Detroitit me kryetar Fazlli Panariti. Dielli i Detroitit u editua nga dishepulli i Konicës, Refat Gurrazezi. Dielli i Detroitit kritikonte rëndë Fan Nolin. Ky dualizëm vazhdoi për tre vjet, derisa vatranët gjetën forca dhe u ribashkuan në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë. Po ashtu edhe Dielli i Detroitit  pushoi së botuari.Editorët të kësaj kohe për Diellin shërbyen: Konica, Andrea D. Elia, Refat Gurrazezi dhe Nelo Drizari. Gjatë pushtimit italo-Gjerman, Dielli kritikoi ashpër pushtuesit dhe nuk i kurseu kritikat për Mbretin Zog, por ndërkohë, në Dielli u pasqyruan edhe përpjekjet e Fan S. Nolit e të Faik Konicës për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim në kryesimin e Ahmet Zogu, si një platformë politike e domosdoshme për shpëtimin e atdheut, sigurimin e pavarësisë dhe integritetit tokësor të Shqipërisë.

Në vitin 1941 u shkaktua një çarje tjetër, e treta, ku pasojat ranë kryesisht mbi Vatrën. Kostë Çekrezi formon “Shqipërinë e lirë” dhe nisi botimin e Shemrës së Diellit- gazetën “Liria”. Një pjesë e vatranëve kaluan me Çekrezin, i cili iu kundërvu platformës politike të Nolit e Konicës për krijimin e qeverisë shqiptare në mergim. Ai propozonte një Komitet, përmes të cilit të krijohej një Front i Përbashkët për Shpëtimin e Atdheut.Fryma polemike u ashpërsua shumë.

Editorë të kësaj periudhe kanë qenë Petër Tiko dhe Qerim Panariti për të cilin kishte akuza se anonte nga qeveria e Enver Hoxhës, por në fillim të viteve ’60 Panariti shpërtheu plot inat kur gazeta Bashkimi e etiketoi si imperialist.

Vijmë tani tek periudha 1945-1990. Vatra, e lodhur nga lufta e gjatë politike, shpreson tek demokratizimi i Shqipërisë, nga frika se Greqia vazhdonte të pretendonte Shqipërinë e Jugut,u jep mbështetje udhëheqësve komunist, madje i prêt dhe përcjell emisarët e Enver Hoxhës, duke filluar nga Noli vetë që vjen në Nju Jork dhe takohet me delegacionin e Enver Hoxhës shumë herë. Po ashtu dhe Dielli mbështet Vatrën. Që në faqet e para lexohen me shkronja të mëdha lajme për qeverinë komuniste . Duket se Dielli dhe Liria e Bostonit ishin në garë kush e kush të shkruante më mirë për qeverinë e Enver Hoxhës. Po të marrim hua një shprehje nga Peter Ktona, broshura e tij”Misioni i federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra-dje dhe sot”; ajo periudhë mund të përshkruhet kështu”Pas vendosjes së Qeverisë Komuniste në Tiranë, të dy organizatat, me anë të organeve të tyre, Dielli dhe Liria, duallën hapur duke përkrahur regjimin komunist shqiptar. Editori i gazetës Dielli, Qerim Panariti, tregohesh më i flakët pro Enverit se sa gazeta Liria. Megjithëkëto Tirana nuk kishte besim tek Vatra, siç duket për të kaluarën e saj patriotike dhe e hodhi peshën e përkrahjes ndaj organizatës Shqipëria e Lirë. Një pjesë e vatranëve , shkruan Ktona, dezertuan, shkuan tek Shqipëria e Lirë që kishte përkrahjen e Qeverisë komuniste. Tek VATRA qëndruan nacionalistët dhe atyre iu shtuan në fund të viteve ’50 dhe fillim i viteve ’60 e në vijim antikomunistët nacionalistë. Edhe Dielli i forcoi pozitat nacionaliste. Në Liria botoheshin repotrazhe e intervista që lanin e lyenin Shqipërinë si Kështjellë e Socializmit, që shkruheshin nga  ata që vizitonin shqipërinë sepse kishin bekimin e Qeverisë Komunsite. Në këtë kohë, Dielli nuk i kursente kritikat.

Megjithatë nga mesi i viteve ’50 Panariti, që e drejtoi Diellin për 19 vjet, ndërgjegjësohet dhe nis kritikat.Kritikon qeverinë komuniste për izolimin e vendit nga bota perëndimore dhe për moslejimin e shqiptarëve të Amerikës për të vizituar atdheun,-kritikohet gjendja e rëndë ekonomike, kritikohet refuzimi i ndihmave amerikane dhe falënderohet Presidentin Amerikan Eisenhower për to, etj.Panariti e editoi Diellin nga 1944 – 1963. Ai mbetet editori më jetëgjatë në historinë e gazetës, dhe i vetmi që ka koleksionuar edhe një çmim amerikan të Diellit në një konkurs ku morën pjesë 1000 gazeta që botoheshin në Amerikë. Në vitet 58-60, Panariti pati si ndihmës edhe Petër R. Prifti, që kreu edhe detyrën e sekretarit të “Vatrës”. Pas Panaritit, editor i Diellit vjen Athanas Gegaj, i cili risjell frymën e monarkistëve në gazetën e Vatrës, i mëshon nacionalizmit, ashpërson kritikat ndaj sistemit komunist. Edhe Xhevat Kallajxhiu , solli një frymë të re të gazetës, duke rrahur shpesh temën e bashkimit të shqiptarëve të Amerikës. Editorialet e Kallajxhiut përcjellin frymë rilindasish. Pas tij gazetën e editoi Eduard Liço.

Tashmë vimë tek vitet 1990-2006. Nga viti 1990 – 94, gazeta nuk pati stabilitet dhe kaloi dorë në dorë, ajo u botua tepër rrallë dhe kishte më shumë vlera kronikale .Pas largimit të Eduard Liços në vitin ‘90, një numër e botoi Din Derti. Në vitet 1991 dhe 92, Arshi Pipa, njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës” dhe editor, botoi me ndërprerje 8 numra të gazetës, në këtë periudhë , ’91, një numër u editua nga Gjon Buçaj, Agim Karagjozi, Agim Rexhaj me asistencën e Tahir Deskut e Muhamet Mjekut; në vitin 1992, një numër është edituar nga Agim Karagjozi, kryetar i “Vatrës”, dhe Gj. Buçaj, nënkryetar; në vitin 1993, Agim Karagjozi botoi 3 numra, në vitin ’94, u botua një numër nën editimin e Agim Karagjozit dhe Anton Çefës. Nga tetor-dhjetori i këtij viti deri në vitin 2006 u botuan 45 numra nën editimin e Anton Çefës dhe me Agim Karagjozin si managing editor. Gjatë editimit të Anton Çefës Dielli u ngrit nga ana cilësore dhe kontribuoi në përcjelljen e vlerave studimore, historike dhe letrare.

Tashmë kemi mbërritur tek Dielli i sotëm. Ritheksoj se  është një ditë e shënuar për Vatrën kjo e sotmja sepse me këtë Kuvend ajo kërkon që të hapë një faqe të re në historinë e saj 101 vjeçare. 101 vitet e saj nuk tregojnë shenja pleqërie, përkundrazi, në këtë dekadë të fundit të shekullit të ri, Vatra e ka përmirësuar mjaft profilin e saj kombëtar dhe së fundi po arrin atë që nuk është bërë dot në 20- 30 vitet e fundit.

Ardhja ime në Vatër si editor i Diellit, i takon 100 vjetorit të Gazetës Dielli, ku referova kumtesën: ” Gazeta “Dielli”- shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare”.  Vatranët më pritën me zemër të ngrohtë. Jam emocionuar nga njoftimi publik që publikoi Vatra me 1 gusht 2009, botuar në numrin e parë të edituar nga unë , shtator  2009, nënshkruar nga kryetari Agim Karagjozi. Në të thuhej:” Në mbledhjen e mbajtur  me  1 gusht 2009, Këshilli i Vatrës miratoi unanimisht dhe me entuziazëm emërimin nga Kryesia të z. Dalip Greca editor i Diellit.” Në njoftim përcillet edhe informacioni për botimin një herë në muaj të Diellit pas një ndërprerje më shumë se dy vjeçare. Për këtë qëllim lajmërohej edhe hapja e fushatës për ndihma financiare që të mos ndërpritej Dielli, fushatë që nuk u kurorëzua plotësisht, për shkak se jo të gjithë i mbajtën premtimet,por  gjithësesi ata që i mbajtën premtimet janë përjetësuar në faqet e Diellit, ku është publikuar çdo dollar që kanë dhënë vatranët.

Jam përpjekur që ta justifikoj besimin që më dha Vatra duke punuar me të gjithë fuqitë e mia. Se sa ia kam arritur vlerësimin duhet ta thonë vatarnët. Mendoj se më e mira ende nuk është bërë. Natyrisht që ka edhe të meta, që duhen korrigjuar. I falenderoj të gjithë ata që  më kanë mbështetur , ndërkohë që  ftoj për bashkëpunim edhe ndonjë që diku i ka mbetur qejfi.

Duke iu drejtuar statistikave, ashtu si paraardhësit e mi, gjatë kohës që e kam edituar Diellin, me numrin e prillit 2013 bëhen 44 numra të edituar nga unë dhe asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim vendimin e Këshillit për ta botuar Diellin një herë në muaj. Madje edhe kur kam pasë problem me shëndetin, Dielli nuk është penguar. Jam përpjekur që Gazeta të ruaj fizionominë e saj, të sjellë në faqet e veta problematikën që ka trajtuar Vatra, frymën e saj Kombëtare, shqetësimin e saj për zhvillimet demokratike në Shqipëri, jo rrallë ka pasë dhe frymë polemike për t’u dhënë përgjigje atyre që hedhin gurë kundër Vatrës, etj. Por duke qenë se gazeta ka qenë edhe para dy ngjarjeve të mëdha, 100 vjetorit të themelimit të Vatrës dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i ka mëshuar fort edhe historisë Kombëtare dhe historisë së Vatrës. Qëllimi ka qenë që të evokojmë tek brezat e sotëm krenarinë e punëve të mëdha që ka bërë Vatra për Kombin. Krahas temave të rrahura edhe më parë nga editorët paraardhës, jam përpjekur që të gjurmoj edhe figura pak të trajtuara të vetë Vatrës, të sjell histori për të parën herë etj. Falenderoj publikisht edhe median tjetër që na ka mbështetur. Veçoj TV Kultura Shqiptare me Adem Belliun, me të cilin për një vit kemi realizuar shumë emisione për historinë dhe rrugën 100 vjeçare të Vatrës. Edhe Zëri i Amerikës e ka ndjekur nga afër ringritjen e  Diellit dhe na ka mbështetur.Po ashtu edhe TV 21, TV Alb, Bota Sot dhe Illyria etj.

Me krijimin e degëve të reja Dielli u ka dhënë hapësirë edhe informacioneve që vijnë nga aktivitetet e tyre, por kjo kërkon përsosje të mëtejshme dhe degët duhet të tregojnë më shumë kujdes, që kur zhvillojnë takimet të caktojnë reporterin e cdo mbledhje dhe ai ta përcjellë informacionin dhe fotogarfitë në gazetë. Kjo ka qenë traditë e Vatrës gjatë 100 viteve. Ju lutem kryetarëve të kthehen tek tradita dhe të ndihmojnën Dillin jo vetëm nga ana financiare, por edhe me informacione dhe me shkrime. Jo vetëm kaq, por degët duhet të sjellin në gazetën e Vatrës çdo njoftim, që ka të bëjë me anëtarët e vet, i gëzuar apo i hidhëruar, edhe një ditëlindje, fejesë a dasëm, edhe një dalje nga spitali i një vatarni, apo një ditëlindje, nje kremtim,  një dasëm, përbëjnë lajm.Vatranët duhet ta konsiderojnë veten si pjesë e një familje të madhe ku lajmet përjetohen bashkë.

Nëse do të rendisja arritjet e Diellit gjatë këtyre tre viteve dhe 9 muaj që editoj do të përmendja edhe rritjen e numrit të faqe . Siç njoftonte editori i mëparshëm, Anton Çefa: Gjatë jetës së tij të gjatë, “Dielli” është botuar në shqip dhe pjesërisht në anglisht, me 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14 dhe 16 faqe, me formate të ndryshme. Ne nisëm rritjen e faqeve të gazetës, me 24, 28, 32, 36 dhe 40.

Një risi tjetër ishte edhe ajo që nisi në vitin 2009 me rastin e Ditës së Flamurit ,ku ne nisëm botimin e edicionit special të gazetës me shumë faqe, ç’ka nuk ishte bërë asnjëherë më parë. Fillimisht edicioni i numrit special të Ditës së Flamurit nisi me 60 Faqe,në  vitin  2010 dhe 2011 me 84 Faqe, në vitin 2012 me 108 faqe. Po ashtu u botua një numër special edhe me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës. Në atë numër Dielli u botua me 104 faqe. Editori i Diellit në bashkëpunim me vatranët përgatiti dhe editoi në 100 vjetorin e Vatrës edhe një botim special të ilustruar me 95 faqe, me histori e urime, në traditën e botimeve të mëparshën në përvjetore të atilla. I falenderoj të gjithë kontribuesit, pa lënë mënjanë dhe z. Ismer Mjeku që dha një kontribut të veçantë në 100 vjetorin e Vatrës.

Në ndryshimet e sjella në gazetën Dielli është edhe kthimi i saj me ngjyra që nga numri i qershorit 2010.

Dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar afër. Mendoj që për të ardhmen Dielli ka më shumë nevojë për bashkëpunim dhe natyrisht për një staf të plotësuar, mundësisht edhe një editor për gjuhën angleze.

Kjo i takon udhëheqjes së re që do të dalë nga ky Kuvend. Drejtuesit e rinj duhet që ta mbështesin Diellin edhe me artikuj, ç’ka nuk është bërë mirë nga kryesia e deritanishme, për të mos thënë se ka munguar deri tani.Veç kryetari Buçaj, gazetarit Idriz Lamaj, firmat e tjera nga kryesia apo Këshilli kanë munguar në faqet e Diellit.

Gazeta e Vatrës ka nevojë edhe për ndihmë financiare, ka nevojë për bujarinë e vatranëve, mirëpo shumë pak nga ata që kanë biznese reklamojnë  në gazetën e tyre, Dielli, madje ka nga ata qe kane reklamuar dhe nuk kane paguar. Ndoshta Dielli nuk të shton klientelën, por  ti biznesmen vatran ia shton jetëgjatësinë gazetës dhe me bujarinë tënde nxit të tjerët që të reklamojnë në gazeten e Vatrës. Nuk ua mohojmë ndihmën që i kanë dhënë Diellit shumë nga biznesmenët vatarnë me rastin e Ditës së Flamurit apo me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, por me kaq nuk mjafton.Prandaj i ftoj publikisht biznesmenët vatranë:Reklamoni në DIELLI se ia rrisni nderin vetes.

Falenderoj z.Sejdi Bitiçin që ka kontribuar në mënyrë të veçantë edhe në përmirësimin grafik të gazetës duke sponsorizuar dizajnimin e saj. Po ashtu falenderoj Danny Blloshmin që kohën e lirë, gjithëmon në orët e vona të natës punon vullnetarisht për dizajnimin e Diellit. Po të mos ishte pasioni i tij, vështirë do ta kishim në stabilizimin e Diellit në botimin e përmujshëm. Tash ka ardhur koha që Dielli të hedhë hapin tjetër, të nisë botimin e përdyjavshëm, duke synuar një botim të përjavshëm shumë shpejt. Por kjo nuk mund të bëhet nëse nuk ka mbështetje dhe nëse nuk niset një fushatë me frymën e vatranëve të vjetër për të siguruar të ardhura dhe nëse biznesmenët vatranë nuk reklamojnë në të.

Jasht këtij raporti nuk mund të lë edhe gazetën në on Line. Mendoj se kjo e ka bërë më publike gazetën dhe vete Vatren, ka shtuar bashkëpunëtorët, madje jo vetëm nga Amerika e Kanadaja, por edhe në Evropë, Australi, Zelanda e Re, edhe nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Me lajmet e Vatërs që nga viti 2011, po jetojnë shqiptarët kudo ku banojnë. Po ju them vetëm një shifër nga analiza googl-it: Diellin e vizitojnë më shumë se 25 mijë vizitorë. Dielli në on line po na bashkon virtualisht kudo ku ndodhemi.Ju lutem shtojeni bashkëpunimin me qëllim që ta bëjmë më interesant atë.

Përfundimisht: Unë e fus e veten tek optimistët. Përherë kam besuar tek fryma e vatranëve, tek dëshira e tyre për ringjalljen e gazetës dhe i kam dhënë asaj shpirtin tim. Ndoshta kjo nuk u bie në sy atyre që janë mësuar ta shohin nga larg Diellin. Vatrën dhe gazetën e saj Dielli e kanë sulmuar për shumë kohë, madje kjo ka ndodhë edhe pas 100 vjetorit, i cili qe një manifestim  madhështor, për ata që e shihnin me syze të errëta Vatrën dhe Diellin shanin e mallkonin nëpër kafene dhe gazeta se Vatra po mbaron se Dielli po shuhet, Vatra merret me politikë, Vatra është e izoluar etj.Këtë e thonë edhe tani ku Vatra po ngre degë anë e kënd Amerikës. Po kur nuk i hodhën gurë Vatrës dhe Diellit? Dhe që të dy këto instituticione kombëtare i kanë sfiduar shpifësit dhe ndjellakeqët. Jetëgjatësinë e Diellit 104 vjeçar dhe të Vatrës 101 vjeçare nuk mund ta kuptojë një njeri që e sheh Vatrën nga jashtë, dhe mban ndaj saj pozicionin e policit kur shkelen vijat e bardha.

Mendoj se spjegimi i të ndjerit Peter R Prifti, editor i Dielli  tetor 1958-16 shtator 1959,për jetëgjatësinë e Diellit dhe të Vatrës, është më i argumentuari:  “Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë qoftë me jetën e jashtme, kolektive të shqiptarëve (është fjala për punët e mëdha që kanë bërë nëpërmjet Vatrës), qoftë me jetën e tyre të brendshme, me ndjenjat shpirtërore dhe emocionale, me krenarinë dhe nostalgjinë për të shkuarën, me gjithë historinë e tyre në Amerikë.”.

Po e mbyll këtë raport me besimin e patundur se Vatra dhe Dielli, do të jenë të përjetshëm.

* (Raport i editorit të Diellit, DALIP GRECA, përgatitur për në Kuvendin e Vatrës, 27 prill 2013.Për mungesë kohe, raporti nuk u lexua në Kuvend. Editori përshëndeti për 4 minuta)

EDITORIAL I DIELLIT-VATRA HISTORIKE DHE MISIONI I SAJ PËR SHEKULLIN E DYTË

$
0
0

NGA DALIP GRECA*/

Fedearata Panshqiptare e Amerikës Vatra ka hyrë në shekullin e dytë të jetës së saj. I pari shekull u mbyll shkëlqyshëm vitin e shkuar me festimet madhështore të 100 vjetorit të themelimit të saj, që përkuan edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Privilegji i Vatrës ishte se ajo i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë, madje ideoi shkëputjen nga Turqia pushtuese dhe orientoi Qevëerinë e Ismail Qemal Beut kah Perëndimi dhe këmbënguli fort për këtë.

Vatra i kreu më së mirë detyrat e saj ndaj Kombit dhe shqiptarizmës në Shekullin e parë të jetës së saj. Farën e shqiptarizmës, që hodhën në tokën amerikane patriotët mendjendritur të Rilindjes Kombëtare, që më 1904 me mësuesin martir Petro Nini Luarasi dhe që e kultivoi Fan Noli me Besa-Besën  dhe Kishën Orthodokse Shqiptare dhe Sotir Peci me Kombin, që e orientoi në shtylla Kombëtare Faik Konica me idetë progresiste , me mendjen e tij të ndritur dhe penën prej ustai, Vatra diti që t’i bëjë bashkë dhe të shtrojë rrugën Kombëtare.

Ashtu siç thotë Hymni i Vatrës, i cili prej dekadash ishte mbuluar nga pluhuri i kohës dhe u ringjall në 100 vjetorin e themelimit:

Vatra, kështjell’ e dashur

E Mëmë Shqipërisë

Me dashuri na mblodhi

Rreth shkabës në mërgim…

Vatra e sotme kurrë nuk duhet t’i harrojë punët e Vatrës së djeshme, as Nolin e Konicën, as dishepujt e tyre; Kristo Kirka, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Elia Tromara, Llambi Çikozi, Kosta Vasil, Kosta Kota e dhjetëra të tjerë. Duke nderuar paraardhësit themelues, Vatra nderon veten dhe kauzën e saj Kombëtare.

Vatra është faqebardhë para historisë dhe Kombit sepse detyrat Kombëtare i ka kryer më së miri si një nxënës shembullor. Kontributet e saj i ka përmbledhur shumë bukur arkitekti i saj, inspiruesi illuminist Fan Noli, në një fjalim me rastin e 50 vjetorit të Vatrës, ku janë përmbledhur bëmat kombëtare të Vatrës:  “Vatra luajti një rol historik në historinë e Shqipërisë. E para e punës themeloi “Diellin” e çila është një gazetë që nisi më 1909-ë dhe po vazhdon akoma…! S’ka asnjë gazetë tjatër shqiptare e cila të ketë një jetë aq të gjatë.“Vatra”, kur u shkel Shqipëria, pas luftës ballkanike dhe në kohën e luftës së parë, lojti rolin e një qeverie në mërgim. Vatra po përmbante delegatë në Evropë për të mbrojtur Shqipërinë se s’kishte njëri tjatër që ta mbronte. Dhe këta delegatë qenë Konica dhe Turtulli edhe “Vatra” më 3 të qershorit mblodhi para që t’i përmbanjë këto dërgata.Dhe jo vetëm përmbanin delegatët tanë, por përmbanim edhe delegatët e kolonive të tjera, si kolloninë shqiptare të Rumanisë. Vatra u përfaqësua me delegatin e saj, më 4 të korrikut 1918, përpara Presidentit Uillson edhe fituam një nga miqtë më të mëdhenj, i cili e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. Në Kongresin e Lushnjës, “Vatra” s’kishte delegatë, po ç’ngjau? Fryma e “Vatrës” ishte atje. Secilët njerëz, ca nga njerëzit që zgjodhi Kongresi i Lushnjës, ishin njerëz të “Vatrës”. Kongresi i Lushnjës siç e dini bëri një Këshill të Regjencës dhe një nga pjestarët e kësaj Këshille ishte doktor Turtulli, delegati i “Vatrës”. Kur formuan kabinetin, Ministri i Punëve të Jashtme ishte Mehmet Konica, përsëri delegat i Vatrës.Pas Kongresit të Lushnjës ngjau lufta heroike për të dëbuar italianët nga Vlora.Fryma e Vatrës qe atje, edhe kënga “Vlora Vlora”, sikundër e dini, është bërë nga një përfaqësonjës i Vatrës, të cilin e kemi këtu në mes tonë.Ia dini emrin, por për ata që s’e dinë do ta thom: profesor Thoma Nasi.Pasi u çlirua Vlora, u nisa edhe unë që të vete në Shqipëri, nuk di ç’të bënja atje dhe me çfarë pasaportë shkova? A ka ndonjë njeri që e mban mënd këtë? Besoj se kanë qenë nja 2 a 3. Me pasaportë të cilën ma ka dhënë Çekrezi, si përfaqësonjës i Vatrës në Uashington. Në Gjenevë, kur u pranua Shqipëria si pjestare e Lidhjes së Kombeve, më 17 të dhjetorit 1921, kryetari i dërgatës përsëri ishte një përfaqësonjës i Vatrës, besonj që e njihni.Pastaj, ç’na ngjau atje në Gjenevë? Pasi mbaroi delegati juaj atë misionin e tij, mbeti atje. Qeveria shqiptare s’kishte para. E vërtetë që s’kishte para ose nuk e deshte atë përfaqësonjësin të kthehej përsëri në Shqipëri, se nuk u durohej më… Përsëri Vatra i pagoi të ardhurat e udhës që të shkoj s’andej. Tashi, dy fjalë për ish-kryeministrin e Shqipërisë që e kini këtu. S’është fjala që të lëvdohem për veten time, po dua t’ju thom këtë gjë: A ka shumë kombe, në të cilat shumica të jenë muhamedanë e të zgjedhin një kryeministër prift të krishterë?…

“Vatra” pastajza, ka bërë një punë të lavdëruar duke botuar libra si “Othellua” i Shekspirit, “Kasollja” e Ibanjesit, “Don Kishoti” i Mançës, “Historia e Skënderbeut” dy herë shqip dhe njëherë inglisht, si “Albania Rock Garden of South Eastern Europe”. Këto janë ca nga shërbimet e “Vatrës” në kohën e shkuar.

Deri para pak kohe, në opinionin e komunitetit, në disa nga mediat e majta në Shqipëri apo website i mëshohet shumë togfjalshit-akuzues: “Vatra merret me politikë” dhe menjëherë pas këtij konstatimi vjen urdhëri :Vatra nuk duhet të merret me politikë! Cila është e vërteta? Vatra me Kanunoren e saj ia ndalon vetes marrjen me politikë se kështu ia diktonin ligjet amerikane atëherë kur u krijua, por në të vërtetë Vatra është marrë gjatë të gjithë jetës me politikë dhe nëse nuk do ta kishte bërë këtë,  ajo nuk do t’i kishte kryer dot punët e mëdha që ka bërë për Komb. Me miqtë amerikanë  dhe europianë Vatra i ka dalë për zot Kombit dhe ka luajtur rolin e avokatas së tij. Ishte Vatra ajo, që krijoi diplomacinë shqiptare në Londër, në Gjenevë , Lozanë e Washington, duke përfaqësuar shtetin e  munguar në rrethet e diplomacisë dhe politikës europiane me njerëz të saj siç ishte Mehmet Konica e dr. Mihal Turtulli, Vatra i orientoi ata, Vatra ua pagoi rrogën, Vatrës i raportonin ata, kur shtet nuk kishim. A ishte kjo marrje me politikë? Ata që i kërkojnë Vatrës mosmarrjen me politikë kanë hallin e  mosbashkëpunimit të Vatrës me komunistët. E vërteteta është e hidhur. Vatrën me komunistët e ndajnë rënkimet që ende ndjehen së largu nga terri i diktaturës, e cila u mori jetën apo i kalbi burgjeve vatranët, që i patën dhënë shpirtin Kombit: Komunistët pushkatuan ish komandanitin e trupave vullnetare të Vatrës, pjesmarërs në luftën e Vlorës dhe në kufijtë jugorë të Shqipërisë në kohëtrazirat me grekërit, Aqif Përmetin, u pushkatua editori i Diellit Bahri Omari, ish kryetari i Vatrës Kolë Tromara; bashkëthemeluesin e Vatrës, ish menaxherin e parë të Diellit, ish kryetar i Besa-Besën, dhe ish kryetari i së parës degë të Vatrës, asaj Nr. 1 në Boston, Kristo Kirka, e ndëshkuan për mosbashkëpunim, dhe ai vdiq burrërisht si vatran, në burgun e Burrelit, dhe sot është varrhumbur, por ende i këndohet kënga e i thuren vargje. Për këtë martir, ish kryetari i Vatrës,  bashkëvuajtësi i tij, Arshi Pipa, do ta “qante” me elegjinë prekse:

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra, fjala ju pre,
Ndigjuem, qysh lehtë ankoi:
“Për flamur!… Për atdhe!”!

Po ish kryetari i Vatrës dhe editor i Diellit Aqile Tasi, po Kolë Rodhja, po Ali Kuçi, që i priu fushatës së 3 qershorit 1917-1919 të Vatrës, ”Për shpëtimin e Shqipërisë”, që iu pre jeta gjatë torturave në hetuesi? Ja pra çfarë muri lartësohet mes Vatrës dhe diktaturës komunsite.

Vatrën për dekada e ka shqetësuar e sotmja dhe e nesërmja e saj. Edhe në kuvendet e saj, edhe në gazetën e saj Dielli është rrahur ky problem, kolektivisht dhe individualisht. Prof. Arshi Pipa e ka trajtuar në një cikël shkrimesh në Dielli. Para tij e ka trajtuar edhe vatrani Peter Ktona me broshurën “Misoni i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra  Dje dhe Sot”, ndërsa ish editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës për vitin 1958-59 Peter Prifti, po ashtu na ka lënë një esse brilante për misteret e jetëgjatësisë së Diellit dhe Vatrës.  Natyrisht nuk ka receta të gatshme që të tregojnë se ç’duhet të bëjë Vatra që t’i shpëtoi erozionit gërryrës të kohës, gjithçka është e përjetësuar në Kanunoren dhe historinë e saj.

Fatmirësisht, shekulli i dytë e ka gjetur Vatrën më të organizuar në këto tri dekadat e fundit, e ka gjetur me degë të reja, të tjera mund të ngrihen shumë shpejti ,e ka gjetë me përfaqësues të brezit të ri dhe inteligjencës.

Kryesia dhe Këshilli i ri do të jetë e mira që të ngrënë degë edhe atje ku mungojnë. Mungesa e një dege në Boston apo Uster, ku ka qenë djepi i Vatrës historike, duhet të kapërcehet. Deri në mesin e  viteve ’80, Bostoni cilësohej si Meka dhe Jerusalemi i shqiptarizmit, po sot? Për arsye sentimentale të shqiptarizmit Vatrës i duhet degë në Boston. Aty lindi dhe u bë e famshme Vatra shqiptare. Le të jetë ky një objektiv i afërt i udhëheqjes së  re të Vatrës. Filadelfia ka një komunitet të shumtë, edhe aty Vatra ka qenë e forët dhe plot tradita shqiptarizmi Vatra e Nolit dhe e Konicës. Po sot? Pak më tej, degët e Vatrës në Bridgeport, Waterbury, kanë qenë tepër të fuqishme. Ku janë sot? Ende kemi vatranë të vjetër si Ali Demirali, vëllezërit Bushka, Sami Kulla dhe gjenerata e tyre që vazhdojnë t’i mbajnë lidhjet me Vatrën, po ama degë s’kemi.Në Chikago ka një komunitet të madh, por Vatra s’ka degë. Dikur degët e Vatrës në Toronto dhe Montreal të Kanadasë kanë qenë shumë aktive, por sot nuk kemi qoftë edhe një vatran atyre anëve. A mund të riorganizohen? Natyrisht. Shkuam deri në Kanada dhe harruam Bronxin, ku është qendra e Vatrës, Shtëpia e saj, nuk ka degë edhe pse ka vatranë! Po ashtu s’ka degë as në Brooklyn, Long Island etj.

Problem i pazgjidhur mbetet afrimi i brezit të ri në Vatër. Një sinjal pozitiv u dha në prag të Kuvendit nga dega e re e Westchestër South, ku ka kualiete të rinjësh e të rejash të shkolluar, po ashtu degët në Michigan, Washington, Jacksonville, South Florida, kanë tërhequr një masë të rinjësh, që do t’i përcjellin vrullin dhe energjinë e tyre Vatrës historike, por nuk mjafton me aq.Nuk është vetëm anëtarësia, dera që të çon tek afrimi i të rinjëve në Vatër. Vatra duhet t’i bëjë të interesuar të rinjët për të ardhur deri në Vatër. Aktivitetet e saj do ta afrojnë masën e rinisë tek ajo.U takon dhe vatarnëve si individë që afrojnë familjet e tyre në Vatër, t’i bëjnë të interesuar fëmijët. Fatkeqsisht Vatra ka hequr dorë edhe nga piknikët tradicionalë, me të cilët mburrej në tri dekadat e para!

Misioni i Vatrës për shekullin e dytë të jetës së saj mbetet çështja Kombëtare. Është koha që Federata të hartojë një program konkret për kushtet e reja që i janë krijuar Kombit tonë. Natyrisht që Vatra nuk është për bashkim folklorik të kombit, por strategjia e saj Kombëtare, me maturinë që e karakterizon, duhet të pasqyrohet në program mbarëkombëtar dhe ai të publikohet. Për Vatrën është koha që të bëjë më shumë për shkollën shqipe këtu në SHBA, për ruajtjen e  gjuhës, kulturës dhe traditave Kombëtare. Vatrës i takon që të bëhet promotori i këtij bashkimi gradual, shpirtëror, arsimor, kulturor  e sportive.Vatrës ia jep këtë rol vetë historia e saj.

Kuvendi i Vatrës që u mblodh në 101 vjetorin e themelimit të saj e ka hedhur vështrimin në shekullin e dytë, që kërkon më shumë përkushtim, dhe vizion të qartë, më shumë energji.

Misioni i Vatrës do të vazhdojë përsa kohë të jetë shqiptaria, pra përjetësisht. Për ta realizuar këtë Mision në shekullin e  dytë të jetës së saj,Vatrës i duhet rikthim në kohët e saj të arta; i duhet përfaqësim dhe shtrirje kudo ku ka shqiptarë në Amerikë, duhet t’i dëgjohet zëri në Washington, i duhet që të reagojë në kohë , dhe jo pas kohe, për cdo ngjarje që lidhet me Kombin shqiptar, i duhet dhe një vizion bashkëkohorë.

  • Ky eshte editoriali i Diellit per gazeten e muajit Maj, 2013
Viewing all 580 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>