Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 580

NJË DASËM TRADICIONALE RUGOVASE NE NJU JORK

$
0
0


1 blerta djhend qeleshe
Të dielën, 30 Prill, ishim të ftuar në dasmën e Blertës, vajzës së Ramiz dhe Fatmira Mujaj, e cila e ka lidhë jetën me një djalë me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi, nga Vuthaj, Liridon Gocaj, i biri i Smajl dhe Nurije Gocaj. Sipas traditës, ne ishim përcjellësit e nuses. Së bashku me qindra të ftuar  si dhe 150 krushq nga ana e dhëndrit, ishte dhe një përfaqësi e Vatrës, e ftuar nga vatrani Ramiz Mujaj, duke i përcjellë atij dhe zonjës urimet e të gjithë vatranëve. Blerta është një nga ata studente që ka përfituar bursë nga Vatra dhe ka moderuar mbrëmje  festive të Vatrës.Pra është edhe vatrane. Dasma u organizua në mjediset e Green Country Club në New Rochelle, NY, me bukuri të rrallë me vështrim në Oqean.Në krye të vendit janë prindërit e Ramizit, që kanë udhëtuar nga Kosova për të qenë pjesë e gëzimit.1 dhendri e nusja

Dasma të tilla, ku tradita dhe modernia shkrihen bashkë të mbeten në mendje. Vajza dhe djem të veshur me kostume popullore të Rugovës e shtuan koloritin e mjedisit të zbukuruar aq hijshëm, jo vetëm me lule. Valltaret e veshura hijshëm për asnjë cast nuk e lëshuan vallen e Rugovës. Blerta, e veshur fillimisht me një kostum karakteristik të krahinës nga vijnë prindërit, shfaqet para të ftuarëve dhe ia nis valles së bashku me familjen dhe të afërmit. Më pas valles i shtohen dhe të tjerë dhe vargu zgjatet e zgjatet.

2 e madhe

Ardhja e krushqëve  pritet sipas traditës. Jashtë rastorantit dhe në mjediset e brendshme janë rreshtuar njerëzit e familjes nga hyrja e restorantit e deri në mjediset e  brendshme përfaqësuesit e familjes dhe miqësisë së vajzës. Në krye të krushqëve prijnë flamurtarët me Flamurin amerikan dhe flamurin kuq e zi shqiptar. Në krye të krushqëve prinë Rexhep Balidemaj, që shoqërohet nga një djalosh shtatlart i veshur me kostum kombëtar.1 prinderit e Ramiz

Sipas zakonit krushqëve u vendosen lulet nga vajzat dhe nuset. Në sy të miqëve shfaqet Blerta-Nuse, këtë herë, sipas tarditës rugovase, e mbuluar  në fytyrë me rroben karkteristike.

1 idrizi me mjeker

Regjisori dhe poeti Idriz Celaj ka marrë përsipër “shkrirjen” në një  dhe preznatimin e dy miqësive përmes një prezantimi të shkurtër:-Kam nderin, tha ai,  t’ju uroj mirëseardhjen dhe të përcjell urime për këtë miqësi të re. Sot, me këtë dasëm madhështore, Z. Ramiz Mehmet Mujaj po lidh miqësi me familjen e Smajl Elez Gocaj nga Vuthajt e Malësisë. Për hajër!

1 dalipi zefat

Prindërit e Blertës Ramiz dhe Fatmire Mujaj ia urojnë martesën vajzës së tyre me Liridonin, duke u dëshiruar Jetë ët lumtuar. Me këtë urim bashkohet miqësia dhe një pjesë e artistëve të Asmablit artistik Rugova në Nju Jork. Për nder të këtij gazmendi dhe për ta uruar ciftin e ri, shtoi Idriz Celaj, ne kemi përgatitur një valle tipike Rugovase!

1 ramizi valle

Valles i prijnë Hilmi Rugova e Leonora Lajci dhe e përcjell me tupan Zeqir Lajci. Nën ritmin e muzikës dhe rëniet e tupanit ia nsi vallja dhe të gjithë janë cuar në këmbë dhe i duartrokasin valltarët.

1 cikat e Rugoves

Në valle përfshihet dhe nusja me dhëndrin. Pista e vallzimit mbushet plot.Të dyja miqësitë janë shkrirë në valle.1 alberti tav jone

Pas valleve, një përshëndetje e shkurtër nga krushqit. Ata sërish kanë zgjedhur Rexhep Balidemaj që të përshëndesë dhe të urojë këtë miqësi. Pranë ka vëllanë e Ramizit Agim Mujën.Shtërngime duarësh dhe urime për ciftin dhe miqësinë.1 Tavolina e krushqeve

Fjala e kryemikut duartrokitet.

Pasi përcillen krushqit, sërish këngë e valle. Agim Gërbeshi me grupin nuk ndjejnë lodhje.

Me trshëgime Blerta dhe Liridon!

Jetë të Lumtur!(dg)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 580

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>